Shqipëria Postuar më 29 Mars 2023, 13:00

Avokati i Shtetit, shkarkim për shkeljet e paaftesine - Projektligji shton masa të reja, procedim disiplinor, pezullim, mbajtje deri 30% e rrogës

Nga SCAN TV
Avokati i Shtetit, shkarkim për shkeljet e paaftesine - Projektligji shton

Një seri ndryshimesh në ligj ngarkojnë me përgjegjësi individuale Avokatin e Shtetit për shkeljet në detyrë dhe mundësojnë procedurat disiplinore ndaj tij edhe përpara se ato të shkaktojnë pasoja, ndërkohë që masat mund të shkojnë nga pezullimi deri në shkarkim. Ndryshimet vijnë përmes një projektligji të hedhur për konsultim publik.

Neni 3, i projektligjit është ndryshuar, me qëllim parashikimin në ligj që vlerësimi për paaftësi profesionale të përbëjë shkak jo vetëm për fillimin e procedurës për shkarkimin nga detyra por edhe për uljen në detyrë të avokatit të shtetit.

Neni 6, i projektligjit, ka për qëllim të qartësojë llojet e shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe të përshkallëzojë shkeljet sipas rëndësisë së tyre.

Neni 7, i projektligjit, shton një dispozitë të re e cila synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejtë në raport me shkeljen e kryer. Propozohet të shtohen dy lloje të reja masash disiplinore që janë: ulje në detyrë për një afat deri në gjashtë muaj dhe mbajtje deri në tridhjetë për qind e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Neni 8, i projektligjit shton një dispozitë të re, që normon pezullimin e avokatit të shtetit në rastet kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga avokati i shtetit dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat