Kredi të butë edhe për ata që kanë prona - Sa përqind mbulon shteti dhe kush janë përfituesit

Edhe familjet që kanë prona do të kenë mundësinë që të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë. Ndryshimet në vendimin “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet, që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, bëjnë të ditur se cilat familjet mund të përfitojnë.
Kufiri maksimal i kreditimit për familjet që disponojnë banesë në pronësi nën normat e strehimit dhe paraqesin kërkesë për strehim, do të jetë jo më shumë se 60% duke marrë parasysh që diferenca mbulohet nga vlera e banesës që disponohet. Kjo mundësi u është dhënë familjeve që kanë një banesë në pronësi pasi ato kanë një një kapital që mund ta përdorin si kolateral. Këto kategori përfitjnë kredi të butë me interes deri në 3 % .
Familjet të cilat do të kategorizohen si përfituese janë ato familje të reja ku kryefamiljari duhet të ketë një moshë jo më të madhe se 38 vjeç, strehimi i të cilave konsiderohet një prioritet.
Në varësi të pjesëtarëve të familjes do të jetë dhe përcaktimi i madhësisë së shtëpisë garsionere, 2+1 apo edhe 3+1 në varësi edhe të të ardhurave të familjes.
Aplikimi për përfitimin e një kredie të butë do të kryhen nëpërmjet portalit e-Albania ku ndodhen dhe të përcaktuara dokumentet përkatëse që nevojiten. Të gjitha familjet që kanë nevojë për strehim, por nuk kanë mundësi financiare, mund të aplikojnë për subvencionin e interesave të kredisë në e-Albania, dhe në sistemin e banesave sociale ngarkohet dokumentacioni përkatës.
Të ardhurat që do të shtohen në buxhetin e shtetit me zbatimin e ligjit për strehimin social për familjet që kanë përfituar nga programi i kreditimit të lehtësuar, rezulton që, mesatarisht tatim fitimi mbi vlerën e shitblerjes së një apartamenti është afro 525.000 lekë. Për rreth 2000 familje në vit, buxheti i shtetit do të arketojë mesatarisht 1.05 miliard lekë.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Nis privatizimi i plotë i ish-ndërmarrjeve bujqësore - Ligji/ Kriteret dhe procedura për subjektet që kanë në përdorim këto objekte
Bizneseve që kanë në përdorim objekte të ish-ndërmarrjeve bujqësore, por nuk janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe nuk janë pajisur me......

Avokati i Shtetit, shkarkim për shkeljet e paaftesine - Projektligji shton masa të reja, procedim disiplinor, pezullim, mbajtje deri 30% e rrogës
Një seri ndryshimesh në ligj ngarkojnë me përgjegjësi individuale Avokatin e Shtetit për shkeljet në detyrë dhe mundësojnë procedurat disiplinore ndaj tij edhe......

BE-ja zgjat planin e saj vullnetar të reduktimit të gazit prej 15% deri në mars 2024!
Kursimet janë bërë zyrtarisht pjesë e politikës energjetike të Bashkimit Europian. Ministrat e Energjisë nga 27 vendet anëtare vendosën të martën pasdite të......

Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?
Në vendimet e koalicionit qeveritar të bëra publike sot parashikohet që ligji për klimën të zgjerohet në disa pika. Në ligjin aktual çdo sektor si energjia,......

Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni - Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA
Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay......

Greqia vendos datën e zgjedhjeve parlamentare më 21 maj!
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 maj. Ky njoftim vjen pas protestave të gjera kundër qeverisë të......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është forcuar duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë sipas......

Ndihmën shtetërore e luajnë në baste! - Raporti në Britani, fenomeni është përhapur pas shtrenjtimit të kostos së jetesës
Britanikët me probleme me lojërat e fatit kanë vendosur në baste përfitimet e tyre shtetërore në një përpjekje për të mbuluar faturat e kripura, ndërsa kriza e......