Shqipëria Postuar më 29 Mars 2023, 13:09

Rreziku i fatkeqësive natyrore - Risqet që prekin më shumë qarqet e Shqipërisë

Nga SCAN TV
Rreziku i fatkeqësive natyrore - Risqet që prekin më shumë

Në Shqipëri risku më i lartë i fatkeqësive lidhet me çarjet e digave, përmbytjet e mundshme, aksidentet teknologjike dhe kërkimet biologjie si ishte rasti nga pandemia e covid-19.

Ndërkaq, referuar raportit të vlerësimit të riskut specifik nga rreziku i përmbytjeve janë 4 qarqe të cilët konsiderohen se kanë nivel jashtëzakonisht të lartë me risk ekstrem nga përmbytjet. Ku përkatësisht është Berati, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Por pasohet nga Durrësi, më pas Elbasani, Gjirokastra Lezha dhe Tirana me një nivel mesatar.

Përsa i përket riskut të rrëshqitjeve të tokës, Shqipëria është një vend malor dhe një pjesë e konsiderueshme e vendit është e ekspozuar ndaj riskut nga rrëshqitjet e tokës. Ajo që duhet nënvizuar mbetet fakti që në dekadat e fundit, disa rrëshqitje të tokës, kanë pasur lidhje me aktivitetin e ndërtimit, kryesisht të hidrocentraleve dhe autostradave të reja.

Kështu, risku më i lartë nga rrëshqitjet e tokës është regjistruar në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në nivel mesatar risku janë vlerësuar qarqet Berat, Dibër, Kukës, Shkodër dhe Tiranë. Por si është vlerësuar risku i zjarreve masive?

Në shumë vite, kryesisht zonat pyjore në Shqipëri janë nën shënjestrën e zjarreve duke u bërë faktori i dytë më i rëndësishëm i humbjes së siparfaqeve pyjore në Shqipëri. Por nga ana tjetër, zjarret masive përbëjnë një risk në rritje ndaj vendbanimeve njerëzore.

Ndërkaq qarku i Shkodrës kryeson në nivelin më të lartë të riskut nga zjarret masive, ndërsa Durrësi, Fieri, Lezha, Tirana dhe Vlora kanë një tendencë të rritjes së riskut nga mesatar në nivel të lartë.

Në të gjithë territorin e vendit egziston një risk i lartë sizmik, por qarqet që kryesojnë te kenë risk më të lartë është qarku i Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, ndersa Elbasani dhe Fieri kanë nivele në rritje.

Për t’u ndalur në riskun teknologjik më i lartë është regjistruar në qarqet me potencial më të lartë ekonomik, përfshirë Durrësin, Fierin, Tiranën dhe Vlorën. Ndërsa në riskun biologjin ku mund të rezultojnë në emergjenca dhe fatkeqësi, kryeqyteti kryeson në nivelin më të riskuar ndërsa në qarqet e tjera është pikëzim relativ i shpqendarë në mënyrë të njëtrajtshme.

Ndërsa në nivelin më të lartë të riskut të ortekëve në Shqipëri kryesojnë zonat malore Korça, Kukësi e më pak Elbasani.

Por ajo që duhet theksuar mbetet edhe risku i çarjes së digave. E për rrjedhojë riskun më të lartë të çarjes së digave për prodhim energjie e ka qarku i Shkodrës ndërsa përsa i përket riskut të lartë të çarjes së digave bujqësore e ka qarku i Tiranës.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat