Analiza Postuar më 4 Dhjetor 2025, 10:46

Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria kryeson rajonin dhe kontinentin, Franca në fund

Nga Eldiona Serani

Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria

Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme. Pothuajse në shumë kompani ku ka gjetur përdorim, nuk ka shpëtuar as arsimi pa u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Inteligjenca artificiale në këtë fushë gjen përdorim të ndryshëm, si nga studentët që mund ta përdorin për detyrat e shtëpisë, esetë, kërkime dhe projekte, mund të përdoret edhe për mësuesit.

Sipas Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënies (TALIS) të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), përdorimi i inteligjencës artificiale nga mësuesit ndryshon ndjeshëm në të gjithë Evropën që nga viti 2024.

Në këtë kërkim është matur niveli i përdorimit të IA në 32 vende për shkollat e mesme të ulëta. Shqipëria kryeson rajonin dhe Evropën në përdorimin e inteligjencës artificiale nga mësuesit ku 53.2% e tyre e kishin përdor qoftë edhe një herë, ndërkohë Franca paraqitet e fundit në këtë drejtim.

Ajo që bie në sy nga statistikat është se vendet e Evropës Perëndimore, në përgjithësi, kanë një përqindje më të ulët përdorimi sesa vendet e Evropës Lindore.

Mirëpo, si ndryshon përdorimi I inteligjencës artificiale  sipas shteteve? Nëse flasim për rajonin, pas Shqipërisë renditen Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke qenë edhe në 10 vendet e para të listës, ku sipas studimit rreth 43% e mësuesve në Kosovë dhe 42% në Maqedoninë e Veriut e përdorin IA-në. Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi paraqesin përqindje më të ulëta, duke u renditur në fund të rajonit dhe Europës.

Nga ana tjetër, mesatarja është 32 %në Bashkimin Evropian (BE-22), ndërsa në OECD (27 vende) është 36%.

Në Europë, pas Shqipërisë, mësuesit në Maltë (46%), në Çeki (45.8%), Rumani (45.8%) dhe Poloni (45.1%) shfaqin përdorim të lartë të IA në shkolla.

Ndërkohë, shtetet ku mësuesit e përdorin më pak janë: Bullgaria, Hungaria, rajoni francez i Belgjikës, Turqia , Italia , Finlanda , Mali i Zi dhe Sllovakia .

Për çfarë e përdorin mësuesit IA-në?
Nga mësuesit që përdorën IA-në, mesatarisht në Bashkimin Evropian (BE-22), pothuajse dy të tretat (65%) thonë se e përdorin atë për të mësuar dhe përmbledhur në mënyrë efikase një temë, dhe 64 % e përdorin IA-në për të gjeneruar plane mësimore ose aktivitete. Dy përqindjet më të larta tregojnë se IA përdoret kryesisht për përgatitjen e vetë mësuesve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat