Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit

Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian.
Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me Sistemet e Bashkimit Evropian, për periudhën 2025–2030, e miratuar së fundmi, shënon një hap të rëndësishëm drejt përputhjes së plotë të sistemeve doganore me standardet dhe arkitekturën e teknologjisë së informacionit të BE-së.
Objektivi kryesor i strategjisë është që deri në vitin 2030, Shqipëria të disponojë një infrastrukturë doganore tërësisht të harmonizuar me Kodin Doganor të BE-së, duke lehtësuar integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian dhe duke konsoliduar procesin e anëtarësimit. Strategjia synon gjithashtu harmonizimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor për sistemet e informacionit doganor, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Konkretisht, zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta dhe afatgjata, përfshirë: lehtësimin e tregtisë , kryesisht sa i takon reduktimit të kohës së zhdoganimit dhe rritjes së efikasitetit operacional; integrim ekonomik , përqendruar në harmonizim me standardet e BE-së dhe qasje më të lehtë në tregun e përbashkët); forcim të transparencës dhe integritetit institucional; rritje të sigurisë kombëtare, falë sistemeve të avancuara të menaxhimit të riskut që parandalojnë kontrabandën dhe aktivitetet e paligjshme ndërkufitare.
Po ashtu bizneset do kenë përfitime të drejtpërdrejta sa i takon uljeve të kostove administrative, thjeshtim të procedurave dhe një mjedis më të favorshëm për investime, duke rritur konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e angazhuar në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, duke e konsideruar modernizimin e sistemeve të informacionit si një nga prioritetet kryesore për garantimin e funksionimit efikas të doganës si porta e parë e hyrjes dhe e fundit e daljes në tregun e përbashkët evropian.
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......
BE forcon strategjinë për mineralet e rralla - 3 miliardë euro për të zvogëluar varësinë nga Kina
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian njoftoi politika të reja që synojnë të koordinojnë blerjen dhe grumbullimin e lëndëve të para, si mineralet e rralla, që janë......
Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria kryeson rajonin dhe kontinentin, Franca në fund
Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme. Pothuajse në shumë kompani ku......
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç - Prindërit mbështesin vendimin, ndërsa Meta fillon çaktivizimin e llogarive
Prindërit në Sidnej shprehën mbështetje për ndalimin e mediave sociale për të rinjtë në Australi, ndërsa Meta filloi të bllokojë dhe çaktivizojë llogaritë e......
“Vendet në zhvillim nuk janë jashtë rrezikut” - BB paralajmëron shtetet, ndërsa kostot e borxhit arrijnë vlerën rekord
Banka Botërore tha se diferenca midis kostove të shërbimit të borxhit të vendeve në zhvillim dhe financimit të ri arriti nivelin më të lartë në më shumë se......
Sërish rënie për Dollarin amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka vijuar edhe këtë mëngjes një trend zbritës duke shënuar sërish rënie teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe......
11-mujori, gati 300 mijë testime të automjeteve - DPSHTRR: Dominon kontrolli i makinave personale
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- nëntor 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit......
Sektori i mbrojtjes në BE prek “majat” - 4 mijë kompanitë qarkulluan 325,7 miliardë euro
Xhiro e kompanive evropiane të mbrojtjes u rrit me 13.8% vitin e kaluar, me punësimin direkt në sektor që është rritur gjithashtu në nivelin më të lartë të......





