Shqipëria Postuar më 29 Mars 2023, 14:53

5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në prill - Rama: Do të rrisim më tej edhe pagën mesatare në dy faza. synojmë 900 euro

Nga SCAN TV
5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në prill -

5 mijë lekë do t’u shpërndahen pensionistëve nga muaji prill. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se ky vendim vjen si efekt I mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

 “Jemi në kushtet sot që mund tju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë taksën e jahstëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë. Por sot nuk kemi zotimin kemi dhe informimin konkret se për pensionistët do të ketë 5 mijë lekë të reja do të shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionit që do të marrin herën e ardhshme.

Për të konkuruar rajonin, kreu I qeverisë deklaroi se do të ketë një rritje të pagës mesatare në dy faza, ku si synim është vlera 900 euro.

“Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do e shfrytësojmë në të mirë të njerëzve. Pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare në dy faza. Do të kemi një rritje së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar. Pagat jo vetëm për sektorin public por do të impaktoj dhe sektorin privat. Ndërkohë sektori privat do duhet të rris pagat nëse e udhëheq këtë process të tërheqjes së forcave të kualifikuara të punës. Do të hyjmë në një fazë ku shteti do të jetë më lartë se sektori privat dhe do t’i konkurojë.”

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi pyetjen e gazetarëve që ky vendim merret si masë në kaudër të zgjedhjeve vendore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat