Shqipëria Postuar më 29 Mars 2023, 13:31

Krifca-Lollobrigida: Vaji ullirit dhe vera “Made in Albania”, potencial për rritjen e eksporteve në Itali dhe BE!

Nga SCAN TV
Krifca-Lollobrigida: Vaji ullirit dhe vera “Made in Albania”,

Biznesi bujqësor shqiptar sot ka mundësinë e bashkëpunimeve të reja me shumë interes me rreth 30 kompani italiane, shoqata dhe dhoma biznesi, ku disa prej tyre përfaqësojnë një rrjet prej më shumë se 3 milionë fermerësh dhe agropërpunuesish, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin në ndërtimin e zinxhirëve të prodhimit në sektorë si blegtoria, prodhimi bujqësor, prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit, verës, peshkimi e të tjerë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe homologu italian Francesco Lollobrigida, shprehën angazhimin e përbashkët për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë, për të krijuar më shumë sinergji mes dy vendeve në zhvillimin e bujqësisë.

Ministrja Krifca e cilësoi një moment historik vizitën e ministrit Lollobrigida, jo vetëm me firmosjen e një Memorandumi Mirëkuptimi midis dy vendeve tona, që çel një dritare të re dhe një rrugëtim të ri, tejet konkret për marrëdhënien konkrete të bashkëpunimit, por edhe në konkretizimin e bashkëpunimit mes bizneseve të sektorëve bujqësorë të të dy vendeve tona.

Kontaktet e bashkëpunimit u mundësuan gjatë dy takimeve të posaçme të biznesit Shqipëri-Itali, që u zhvilluan paralelisht në Ministrinë e Bujqësisë, me prodhuesit e vreshtave dhe të verës dhe prodhuesit e ullirit dhe të vajit të ullirit, në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në Tiranë, Ministri i Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Pyjeve, Francesco Lollobrigida së bashku me një përfaqësi të nivelit të lartë të sipërmarrjeve italiane, me ftesë të ministres së bujqësisë Frida Krifca.

Ministrja tha se, kjo vizitë nuk është vetëm një vullnet i mirë i dy qeverive, por dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur shkëmbimet tregtare, eksperiencën e kompanive, rritjen e punësimit si dhe përgatitjen për të ardhmen e bujqësisë në vendet tona.

Ajo solli në vëmendje se Italia në 30 vitet e fundit ka qenë një prej vitrinave më të rëndësishme në transferimin teknologjik dhe të dijes në pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit dhe në mënyrë të veçantë në bujqësi dhe agro-përpunim .

Ministrja theksoi se, arritjet janë falë përpjekjeve dhe një pune shumë të madhe të të gjithë aktorëve të sektorit, të cilët kanë mundur që të rindërtojnë zinxhirin e vlerave të produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale nga ferma në tavolinën e konsumatorit. Është realizuar dhe falë mbështetjes që partnerët tanë kanë ofruar në mënyrë të vazhdueshme për sektorin.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat