Shqipëria Postuar më 29 Mars 2023, 18:24

“Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri”,  Oztas: Synim i konferencës, bashkëpunimi mes akademikëve dhe kompanive

Nga SCAN TV
“Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në

Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri, problemet dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme, kanë qenë në fokus të diskutimeve të konferencës “Infrastruktura dhe zhvillimi në Rajon” e cila ka bërë bashkë akademikë, drejtues të universiteteve, kërkues shkencorë, përfaqësues të kompanive lokale dhe të huaja si dhe studentë nga e gjithë bota.

 “Synimi kryesor i konferencës është të sjellë akademikët ndërkombëtarë dhe kompanitë inxhinierike në Shqipëri, që të iniciojnë  një bashkëpunim me universitetet  dhe kompanitë shqiptare si dhe organizatat ndërkombëtare në Shqipëri dhe rajon, për të diskutuar sfidat në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në infrastrukturë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit dhe për të gjetur rrugë zgjidhjeje lidhur me problematikat ekzistente.

Janë dy ditë me panele interesante që diskutojnë problemet e infrastrukturës në Shqipëri dhe në rajon  dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje dhe të japim një mesazh publik” u shpreh Ahmet Oztas, Rektor i Universitetit Epoka.

Zv/Presidentja e grupit Balfin, Ardiana Sokoli,  theksoi rëndësinë që ka prezenca në këtë konferencë për të shkëmbyer eksperienca, sidomos në sektorin e zhvillimit infrastrukturor.

Nuk është koincidencë prezenca e grupit Balfin në këtë konferencë të rëndësishme. Grupi Balfin tashmë e ka në praktikën e vet bashkëpunimin me universitetet. Mendojmë që rrugëtimi jonë 30 vjeçar është i mjaftueshëm për të dhënë, por njëkohësisht edhe për të marrë nga konferenca të tilla. Të mos harrojmë se këtu kemi prezent mjaft institucione të rëndësishme; kemi studentë, kërkues shkencorë.

Duke pasur parasysh tematikën e konferencës që ka të bëjë më sfidat e zhvilimit të infrastrukturës e duke qenë se grupi Balfin eshtë një nga zhvilluesit kryesorë në fushën e ‘real estate’ dhe turizmit, tematika në fjalë përkon jashtëzakonisht shumë dhe me nevojat që ne kemi, për të kuptuar e për të treguar edhe sfidat si në ‘real estate’, në turizëm dhe në infrastrukturë.  Gjithashtu, edhe për të marrë eksperiencën se si zhvillues të tjerë brenda apo jashtë vendit, janë duke i adresuar dhe janë duke u ballafaquar me këto sfida” shprehet Ardiana Sokoli, Zv/Presidente në grupin Balfin.

Mbi 200 pjesëmarrës janë bërë pjesë e konferencës së organizuar nga “Epoka University”, ku u prekën tema të rëndësishme në fushën e edukimit, investimeve, mjedisit, etj.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat