Europa Postuar më 6 Korrik 2022, 13:06

Thatësira në Itali, nis racionimi i ujit - Disa rajone në vend janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e ujit

Nga SCAN TV
Thatësira në Itali, nis racionimi i ujit - Disa rajone në vend

Rajone të ndryshme në Itali janë të detyruara të racionojnë ujin, ndërsa disa të tjera nuk furnizohen fare gjatë natës. Kjo për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin prej javësh tashmë. Disa qytete furnizohen vetëm me autobote

Thatësira më e keqe italiane e 70 viteve të fundit po shkakton pasoja në rajone të ndryshme të vendit.

Departamenti italian i mbrojtjes civile nuk përjashtoi racionimin e ujit gjatë ditës, ndërsa në disa zona janë vendosur kufizime dhe shumë qytete duhet të furnizohen nga autobotet. Shpesh furnizimi me ujë ndërpritet totalisht gjatë natës.

Fermerët janë ata që po ndjejnë më shumë vështirësitë. Është paralizuar prodhimi i orizit dhe i misrit përreth lumit Po, me ekspertët që llogarisin një dëm prej më shumë se 3 miliard eurosh për shkak të mungesës së reshjeve në këtë periudhë.

Por dhe për sa i përket bagëtive, kostot për mirëmbajtjen e tyre janë rritur ndjeshëm. Fermerët shpjegojnë se sistemi i ventilimit për bagëtitë në mënyrë q ëtë përballojnë temperaturat e larta, kushton 65 mijë euro. Kësaj i shtohen dhe kostot e energjisë elektrike pasi ventilatorët janë në punë 24 orë në 24.

Problemi është rënduar dhe më shumë si pasojë e mungesës së reshjeve që në dimrin e kaluar sidomos në Alpet jugore. Kjo situatë kontribuoi në një shkrirje më të reduktuar të borës që përfundon në lumenj; një pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas shkencëtarëve.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=gY9RWQCHfR4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat