Ulen çmimet e gazit në SHBA - Për 21 ditë rradhazi cmimet e gazit në vend kanë shënuar rënie

Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar rënie për 21 ditë rradhazi. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga viti 2014, duke përjashtuar vitin 2020.
Çmimet e gazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur nivele rekord në vitin 2022, por tregjet janë lehtësuar gjatë javëve të fundit edhe në mes të sezonit veror të udhëtimeve me automjete dhe luftës që vazhdon në Ukrainë.
Në mesin e muajit qershor, të 50 shtetet paguanin mbi 4.4 dollarë për gallon, me disa qytete të Kalifornisë që paguanin mbi 6.4 dollarë dhe në një qytet madje çmimet shkuan deri në 10 dollarë për gallon.
Por çmimet në pikat e shitjes janë ulur për 21 ditë rresht, sipas të dhënave zyrtare. Mesatarja aktuale për çmimet e gazit në SHBA është 4.8 dollarë për gallon, nga 4.9 dollarë një javë më parë, por ende e lartë në krahasim me mesataren e një viti më parë prej 3.1 dollarësh.
Kërkesa gjithashtu ka rënë. Konsumi i karburantit ka arritur pikën më të ulët për këtë periudhë të vitit që nga viti 2014, duke përjashtuar vitin 2020, duke sugjeruar se tregu i ngushtë i gazit në SHBA është ftohur, të paktën përkohësisht.
Stoqet e produktit kryesor janë rritur me mbi 4 milionë fuçi gjatë dy javëve të fundit, sipas Bloomberg, edhe pse këto shifra zakonisht lëvizin në drejtim të kundërt gjatë kësaj periudhe të vitit.
Tendencat e fundit të tregut tregojnë rezultate të mira për presidentin Joe Biden pasi ai përballet me opsione të kufizuara politikash për uljen e kostove të karburantit. Propozimi i tij i fundit për të pezulluar taksën federale të gazit u hodh poshtë.
Pavarësisht nga niveli aktual i humbjeve, analistët parashikojnë një treg të ashpër të energjisë, si pasojë e çmimeve të larta të naftës, rezervave të ulëta të naftës së papërpunuar dhe rafinerive që funksionojnë afër kapacitetit të plotë. Analistët e JPMorgan parashikuan se gazi mund të rritet mesatarisht mbi 6 dollarë për gallon në SHBA.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=QfOo_WaoDys
Sondazh

Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit
Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për......

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve.......

Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!
Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe,......

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......

Një ishull privat është në shitje për 339 mijë dollarë, por pronari do t'ia shesë vetëm dikujt që do të qëndrojë gjatë natës, pavarësisht motit të rrezikshëm!
Sa herë që ka lajme për një ishull privat për shitje, ne nxitojmë të supozojmë se ai është diku në mes të detit të Karaibeve që vezullon dhe se ndonjë......