Gjermania rishikon objektivat për sektorin e energjisë - Nuk do të ketë një eliminim të përdorimit të qymyrit

Duke synuar shkëputjen totale nga gazi rus, Gjermani do të lejojë përdorimin e qymyrit në sektorin e energjisë duke shyrë dhe më shumë në kohë objektivin për të ulur në minimum emetimet e gazit serë. Ndërkohë që nuk është dhënë një datë e re për këtë objektiv
Qeveria gjermane synon të rishikojë një objektiv kyç klimatik për të arritur nivelin e emetimeve neto të gazeve serë në industrinë e energjisë deri në vitin 2035. Agjencia e lajmeve Reuters citon një projektligj të Bundestag.
Teksti, të cilin parlamenti gjerman do ta votojë të enjten, tërheq objektivin klimatik të vitit 2035 për sektorin e energjisë dhe në vend të kësaj synon ta arrijë atë pas heqjes graduale të termocentraleve të qymyrit. Nuk ka një datë të re për arritjen e qëllimit.
Përpara konfliktit në Ukrainë, Gjermania synonte të eliminonte qymyrin deri në vitin 2030, por me reduktimin e furnizimit me gaz rus, qeveria njoftoi muajin e kaluar se termocentralet me qymyr që duhej të hiqeshin gradualisht, mund të rifillonin.
Berlini po përpiqet gjithashtu të zhvillojë energjinë eolike dhe diellore për t'u shkëputur nga gazi rus. Në vitin 2021, Rusia përbënte rreth 55% të importeve të gazit të Gjermanisë.
Projektligji tregon gjithashtu se subvencionet e qeverisë për energjinë e rinovueshme do të skadojnë me mbylljen e termocentralit të fundit me qymyr, pa parashikuar një afat të qartë për eliminimin e tyre. Teksti përfshin gjithashtu një ndryshim në ligjin për ruajtjen e natyrës që i jep përparësi më të madhe energjisë eolike, mbi ruajtjen e specieve në disa zona dhe synon të përshpejtojë lejet për energjinë e rinovueshme duke e klasifikuar atë si në interes të publikut dhe në shërbim të sigurisë publike.
Muajin e kaluar, Ministria e Ekonomisë dhe Klimës prezantoi një paketë masash për të përshpejtuar zhvillimin e prodhimit të energjisë eolike në tokë, duke përfshirë përcaktimin e një përqindje minimale të terrenit që çdo Land duhet të vërë në dispozicion për parqet eolike.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=JmKnVYTlAzk
Sondazh

Fermerët “indiferentë” ndaj pensionit - Hado: Ndërgjegjësimi i ulët, nxitje që të futen në skemën e sigurimeve
Ndërgjegjësimi i të vetëpunësuarve në bujqësi për të derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësre në mënyrë që të përfitojnë pension, por jo......

A abuzuan me ofertat 3 kompanitë celulare? - Mbyllet hetimi 2 vjeçar, por Konkurrenca mban një ‘sy’ tek One-Albtelekom!
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar për rreth 2 vite tregun e shërbimeve celulare duke konkluduar se nuk ka abuzime me paketat nga ana e operatorëve.......

Hiqen tarifat për kamionët e Kosovës, Serbisë e RMV - Shqipëria, hap e para ‘Ballkanin e Hapur’!
Përmes një vendimi që tashmë ka hyrë në fuqi, Qeveria Shqiptare ka hequr tarifat për parkimin, plumbçet dhe peshimin në doganat tona të mjeteve serbe,......

BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!
Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi......

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......

Një ishull privat është në shitje për 339 mijë dollarë, por pronari do t'ia shesë vetëm dikujt që do të qëndrojë gjatë natës, pavarësisht motit të rrezikshëm!
Sa herë që ka lajme për një ishull privat për shitje, ne nxitojmë të supozojmë se ai është diku në mes të detit të Karaibeve që vezullon dhe se ndonjë......

Amerikanët me fat: Europa nuk ka qenë kaq e lirë në dollarë për dekada!
Nëse je një amerikan që viziton Italinë, Greqinë ose Spanjën këtë verë pas një pauze udhëtimi gjatë pandemisë, je me fat: vaktet, hotelet dhe turet janë më të......