BSH paralajmëron rritje të metejshme të interesave - Sejko: Kalojmë nga politika lehtësuese në politika shtrënguese!

Në kushtet e një krize që prej muajsh që ka prekur vendin tonë, Banka e Shqipërisë njofton ndryshim të politikave monetare. Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi se do të rriten normat e interesit, si një masë për t’i përgjigjur krizës së rritjes së çmimeve.
'Ekonomia shqiptare rezistoi më mirë 3 mujorin e parë e cila tregoi një rritje. Parashikimi është që të vazhdojmë të kemi një rritje ekonomike. Ekonomia jonë nuk do të bjerë në recesion. Por ne duhet të ndryshojmë kahun e politikës monetare për tu përgjigjur krizës nga një politikë monetare lehtësuese në atë shtrënguese, do rrisim normat e interest,' tha ai.
Pasiguria e ofertës është një ndër problematikat kryesore sipas ministres se Financave, Delina Ibrahimaj në krizën e vendit tonë. 'Krizë komplekse kemi dhe pasiguri për ofertën që ndikon në pritjet inflacioniste jo vetëm të konsumatorëve port ë gjithë bizneseve duke bërë që cmimet të rriten më shumë, u shpreh Ibrahimaj.
Sipas ekspertit të ekonomisë Adrian Civicit, 'Të gjitha krizat kanë ndjekur të njëjtën linjë por ndikimi i tyre është i jashtëzakonshëm. Ajo që ka dalë pas krizës është një realitet i ri ekonomik, social e financiar. Një krizë nuk lë asgjë sic ka qenë më parë".
Deklaratat e Guvernatorit dhe ministres së Financave u mbajtën gjatë promovimit të librit “kriza e tretë” e profesorëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, në serinë prej tre vëllimesh, i cili i dedikohet ndjekjes së problematikës së kësaj krize të tretë që vendi po përballet. Në libër u jepen përgjigje pikëpyetjeve për këto shqetësime globale.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=OzLubpi3LDQ
Sondazh

Kompania e kriptomonedhave drejt falimentimit – Huadhënësi vlerësoi se kishte më shumë se 100,000 kreditorë
Voyager Digital tha se kishte paraqitur kërkesë për falimentim, një javë pasi huadhënësi i kriptove pezulloi tërheqjet, tregtimin dhe depozitat në platformën e......

Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, 12.6% rritje çmimesh/ Analiza e shifrave për periudhën 2015-2021, nga drithërat te mishi!
Indeksi i prodhimeve bujqësore gjatë vitit 2021 regjistron një rritje me 12.6%, krahasuar me vitin 2015. Kështu indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve......

Një ishull privat është në shitje për 339 mijë dollarë, por pronari do t'ia shesë vetëm dikujt që do të qëndrojë gjatë natës, pavarësisht motit të rrezikshëm!
Sa herë që ka lajme për një ishull privat për shitje, ne nxitojmë të supozojmë se ai është diku në mes të detit të Karaibeve që vezullon dhe se ndonjë......

Amerikanët me fat: Europa nuk ka qenë kaq e lirë në dollarë për dekada!
Nëse je një amerikan që viziton Italinë, Greqinë ose Spanjën këtë verë pas një pauze udhëtimi gjatë pandemisë, je me fat: vaktet, hotelet dhe turet janë më të......

Ekspertët paralajmërojnë: Putin po kërcënon vendet e varfra me urinë në 'fazën tjetër' të luftës së tij në Ukrainë!
Pushtimi rus i Ukrainës po përkeqëson një krizë globale ushqimore dhe ekspertët thonë se kjo është pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme të Kremlinit për të......

Shell i bashkohet mega-projektit të zgjerimit të LNG të Katarit - Faza e parë e projektit më të madh në botë të gazit natyror të lëngshëm
QatarEnergy nënshkroi të martën një marrëveshje me Shell për zgjerimin e fushës verilindore të shtetit të Gjirit, faza e parë e projektit më të madh në botë të......

Paundi bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt Dollarit!
Paundi ka rënë në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit, duke reflektuar rritjen e shqetësimeve të tregtarëve për recesionin në mbarë botën, ndërsa......

KE ‘shuplakë’ amnistisë - “Drafti aktual ngre shqetësime serioze”
Komisioni Europian shprehet i shqetësuar për draftin e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një deklaratë, komisioni evidenton se kjo nismë do të dobësonte......