KE ‘shuplakë’ amnistisë - “Drafti aktual ngre shqetësime serioze”

Komisioni Europian shprehet i shqetësuar për draftin e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një deklaratë, komisioni evidenton se kjo nismë do të dobësonte kontrollet për pastrimnin e parave dhe do të vinte në pikëpyetje reputacionin e vendit
Nisma e qeverisë për amnisti fiskale merr shuplakën e parë ndërkombëtare. Komisioni Europian shprehet i shqetësuar për nismën e re të qeverisë që është në proces konsultimi publik. Sipas komisionit, amnistia do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë për parandalimin e pastrimit të parave si dhe nuk do të ndikojë pozitivisht në administrimin e taksave në Shqipëri.
“Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për anëtarët e BE-së, shtetet dhe partnerët e tjerë dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin” shkruhet në deklaratën e mbajtur gjatë takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë, në Bruksel.
Në këtë takim,Shqipëria përfaqësohej nga zëvëndësministrja e Financave Vasilika Vjero. Pas disa faljesh fiskale, qeveria shqiptare ka ndërmarrë iniciativën e hartimit të një amnistie fiskale, duke përfshirë dhe garancinë penale.
Referuar draftit, individët drenda dhe jashtë vendit mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro kundrejt disa kushteve. Amnistia në thelb përfshin dy natura deklarimesh, e para për kompanitë dhe qytetarët rezidentë në Shqipëri që të mund të deklarojnë bilancet reale dhe e dyta, për kompanitë dhe qytetarët rezidentë apo jorezidentë që mund të deklarojnë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë paratë e sendet e çmuara, në mënyrë që t’i legalizojnë ato.
Në funksion të këtij ligji është caktuar edhe ai që njihet si Tatim i Posaçëm, që në thelb tenton të orientojë fondet e padeklaruara në ekonominë formale të vendit. Tatimi i posaçëm është i ndarë në 2 fasha të ndryshme, që përfshijnë paratë nga njëra anë dhe pasuritë e paluajtshme nga ana tjetër.
Në mënyrën sesi është hartuar drafti, kuptohet se paratë e deklaruara, tentohet t’i kalojnë në investim në ekonominë formale, sidomos drejt titujve shtetërore. Në vitet e mëparshme janë realizuar disa falje fiskale, po që nuk kanë sjellë rezultatin e pritshëm për shkak të mungesës së garancive për mosndjekjen penale të deklaruesve.
Pritshmëritë janë që amnistia fiskale t’i japë një puls të ri ekonomisë, pasi në sistemin formal potenciali është që të përfshihen më shumë se 2 miliardë euro.
SCAN
Sondazh

Bordi i Transparencës - Ulen sërish çmimet e karburanteve në vend
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Indeksi i moralit të investitorëve sugjeron recesion të paevitueshëm
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi tregu po tenton rimëkëmbjet që filloi ditën e djeshme në Wall Street. Indeksi pan-Europian......

Euro, në nivelin më të ulët në 20 vite - Ekonomia e Eurozonës drejt recesionit, investitorët preferojnë dollarin
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit përballë euros, pasi tensionet politike dhe frika për një recesion global kanë detyruar......

Nafta rimëkëmbet lehtë pas kolapsit - Brenti i Londrës tregtohet pranë 103 dollarë për fuçi, humbet rreth 9 dollarë!
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pas kolapsit me rreth 9% në sesionin e kaluar, për shkak të shenjave të ngadalësimit të kërkesës. Nafta Brent......

Qeveria gjermane merr vendimin e rëndësishëm për lejet e qëndrimit të emigrantëve!
Kabineti qeveritar gjerman vendosi të mërkurën për ligjin e "shansit për të drejtë qëndrimi". Një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në......

‘Kërcen’ Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi mbeten statik!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 114.7 lekë dhe është shitur me......

Nga financohet biznesi shqiptar? Anketa e RCC: 6% borxh nga të njohurit, 38% nga bankat, zero nga qeveria!
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e......

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shteti shqiptar ka arkëtuar rreth 220 miliardë lekë vetëm në formën e të ardhurave tatimore, ose 1.84 miliardë euro. Kjo......