Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 15:54

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie

Nga SCAN TV
“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23%

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shteti shqiptar ka arkëtuar rreth 220 miliardë lekë vetëm në formën e të ardhurave tatimore, ose 1.84 miliardë euro. Kjo është padiskutim shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në formën e të ardhurave tatimore në 5 muajt e parë të vitit, dhe rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimeve dhe efektit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Scan Intel i ka analizuar të dhënat historike ndër vite, që prej vitit 1998, për të kuptuar se sa e madhe është rritja këtë vit. Sipas kësaj analizë të shifrave rezulton se, gjatë 5 muajve të parë të 2022-shit, të ardhurat tatimore janë rritur me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Një normë kaq e lartë nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë, që prej 5-mujorit të parë të vitit 2003, kur të ardhurat tatimore rriteshin me 45.7% në terma vjetorë, duke u ngjitur nga 39.7 mld lekë, në 57.8 miliardë lekë...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ME0vPqFQhI4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat