Periudha e fluturimeve “low cost” ka përfunduar - Grevat e personelit dhe rritja e çmimeve të karburanteve, arsyet kryesore!

Ekspertët janë të bindur se periudha e fluturimeve ‘low cost’ ka pëfunduar. Dhe drejtuesi i Ryanair konfirmon se cmimet mesatare tashmë do të jenë 50% më të larta. Modeli i udhëtimeve me kosto të ulët po dështon
Nga muaji prill deri në qershor, kompanitë kryesore ajrore europiane kanë anuluar më shumë se 50 mijë fluturime. Dhe në muajt në vijim shifra pritet të trefishohet. Nga njëra anë janë grevat e personelit të aeroporteve dhe të bordit, nga ana tjetër është dhe problemi më i madh: mungesa e personelit. Dhe cdo gjë bie tek turistët që ishin të paduruar të udhëtonin pas dy vitesh pandemi. Rezultati – sipas ekspertëve – është se kjo shënon përfundimin e periudhës së fluturimeve me kosto të ulët. Ose të paktën një ridimensionim në krahasim me situatën para Kovid.
Aeroporti i Zeventem në Bruksel është një nga më të prekurit nga grevat, dhe administratori i deleguar i tij shprehet se modeli me kosto të ulët ka arritur në kufijtë e tij dhe është e vështirë të vazhdohet. Ai thekson se është e pashmangshme që cmimet e biletave të rriten dhe më shumë. Sipas ekspertëve në katër apo pesë vitet e ardhshme cmimet do të rriten pasi cmimi i një bilete avioni ishte bërë shumë ekonomik. Administratori i deleguar i Ryanair, Michael O’Leary u shpreh për Financial Tomes se sa herë fluturonte për në Londër i dukej absurde se është më e kushtueshme të shkosh në qendër të Londrës me tren, se sa të fluturosh nga Irlanda për në Britani të Madhe.
Një nga arsyet kryesore mbetet greva e punëtorëve të cilët kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Por pjesa më e madhe e anulimeve të fluturimeve është bërë për shkak se mungon personeli në aeroporte. Në industrinë e udhëtimeve europiane, sipas Bloomberg, janë 100 mijë vende pune bosh.
Ajo që mbetet e qartë është se cmimet e biletave do të rriten gjithnjë e më shumë me një mesatare nga 25% deri në 50% vitet e ardhshme. Kjo dhe për shkak të rritjes së cmimit të karburanteve.
Ndërkohë Bashkimi Europian duke u përpjekur të shtyjë dhe sektorin e aviacionit drejt tranzicionit energjitik, ka parashikuar rritjen e taksave për ambientin. Për të gjitha kët arsye periudha e fluturimeve me kosto të ulët është e destinuar të përfundojë. Dhe së bashku me të do të ndryshojnë dhe mënyrat e udhëtimit për europianët. Jo rastësisht agjencitë turistike po rimodelojnë paketat e tyre të ofertave duke i propozuar klientëve vende më të afërta ku mund të shkohet me tren ose me automjet.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=lpDdUmTVX4s
Sondazh

JPMorgan: Çmimet e naftës mund të rriten me 240% - Shkak, ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore
Ulja e prodhimit nga ana e Rusisë si reagim ndaj sanksioneve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës, do të shkaktojë një rritje të cmimit të naftës me......

ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve - Alibeaj: Inspektoriati të veprojë. Bushka: Nuk është SPAK, ka detyra të qarta!
Opozita ka kërkuar këtë të martë hetimin e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e lartë pranë ILDKPKI. Kërkesa është bërë Gjatë votimit të projektrezolutës për......

Përcaktohet ‘fati’ i Avokatit të Popullit - 20 kandidatë në garë, Majko: Do zgjidhet nga kandidaturat e propozuara opozita
Ndërsa gara për avokatin e Popullit ka përfshirë në garë 20 emra, ku nuk mungojnë ata me profil të lartë politik, mazhoranca ka bërë me dije se ka vendosur t’i......

Doganat, 107 milionë dollarë shtesë në 6 muaj - Çmimi i rritur i karburantit ndikim kryesor në të ardhura!
Doganat shqiptare kanë mbledhur 103 miliardë lekë në gjysmën e parë të këtij viti, rreth 10.7 miliardë leke apo 107 milionë $ më shumë në krahasim me planin......

Tesla nuk është më prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike - BYD e mbështetur nga Warren Buffett zë vendin e parë
Tesla e Elon Musk nuk ‘kryeson’ më si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike. Firma është tani në vendin e dytë pas BYD me bazë në Kinë, një......

Tregu i punës, “uri” për degët e bujqësisë - Sallaku: Të rinjtë nuk kanë interes, preferenca vetëm për drejtime specifike!
Të rinjtë shqiptarë nuk kanë interes të mjaftueshëm për degët me rëndësi kombëtare në fushën e bujqësisë, zooteknikës apo mjedisit, edhe pse kërkesa më e lartë......

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës: Ja tarifat e reja në tregun vendas!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Si është situata në kaskadën e lumit Drin? – KESH përditëson të dhënat mbi energjinë e prodhuar në të tre HEC-et!
Korporata Energjetike Shqiptare njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 13.233 MWh, kërkesa për konsum nga FSHU është 18.889 MWh ndërsa çmimi i......