Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 12:14

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës: Ja tarifat e reja në tregun vendas!

Nga SCAN TV
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, Bordi i

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Referuar njoftimit, Bordi vendosi që:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Sipas informacionit të publikuar çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat