Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 11:27

“SHELL zbulon sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri” - RAMA: Ndryshon të ardhmen e vendit, rajonit dhe Europës

Nga SCAN TV
“SHELL zbulon sasi të mëdha nafte dhe gazi në

Kompania britanike SHELL ka zbuluar në Shqipëri një sasi të madhe nafte dhe gazi, që mund të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Europës. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama, me tone optimiste,  nga Holanda në një bashkëbisedim me investitorët e huaj.

“Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in.  Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHell-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ai.

E pranishme në këtë bisedë pranë Kryeministrit Rama, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku teksa fliste për investimet dha detaje në lidhje me aeroportin e Vlorës i cili sipas saj do të kryej fluturime përtej oqeanit.

"Lidhur me infrastrukturën Shqipëria është një vend që rritet dita e ditës. Kemi nisur që të transformojmë sektorin e aviacionit civil. Një prej aeroporteve më të mëdha në rajon ka nisur që të ndërtohet në Vlorë, i cili synon që të jetë ofrojë fluturime nga përtej oqeanit që aktualisht nuk është diçka që behet në rajon, por Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 km Vlora do të mund të presë të gjitha fluturimet përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor" u shpreh ajo.

Në këtë takim me biznesmen të huaj Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli për sistemin e fiskalizimit që sipas saj do të jetë një lehtësi për investitorët e huaj për të marrë lehtësira sa i takon taksave.

 SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat