Bota Postuar më 5 Korrik 2022, 10:01

Dollari australian mbështetet nga rritja e interesave - Euro tregtohet e qëndrueshme pranë 1.0430 dollarë, pritet vendimi i BQE

Nga SCAN TV
Dollari australian mbështetet nga rritja e interesave - Euro tregtohet e

Dollari australian ka qënë një ndër monedhat që është forcuar më shumë gjatë sesionit aziatik, pasi banka qëndrore rriti normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje. Në anën tjetër, jeni japonez ra sërish pranë nivelit më të ulët në 24 vitet e fundit përballë dollarit amerikan, ndërsa edhe monedha europiane, euro, ka pasur një tendencë në rritje, duke ju larguar nivelit më të ulët në 5 vitet e fundit.

Monedha e u rrit me rreth 0.4%, në mbi 136 jen, dhe një mbështetje e gjeti nga rritja e yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane, në rreth 2.97%. Megjithatë, volumi i tregtisë ka qënë i ulët edhe gjatë sesionit aziatik, për shkak se Wall Street qëndroi pushim me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105, ndërsa të premten u rrit deri në 105.64, niveli më i lartë në dy dekadat e fundit.

Euro e qëndrueshme po tregtohet në mbi 1.0430 dollarë, ndërsa investitorët po llogarisin si nivelin e rezistencës pranë 1.035 dollarë. Në takimin e këtij muaji, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë normën bazë të interesit për herë të parë në një dekadë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është ngjitur në mbi 20 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1160 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat