Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 09:35

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten!

Nga SCAN TV
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi ndërsa Euro dhe Dollari nuk

Dollari amerikan është shfaqur i qëndrueshëm mëngjesin e sotëm pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 114.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë të martë pasi krahasuar me ditën e  djeshme është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.1 lekë duke vijuar sidoqoftë të mbetet e dobët përballë monedhës vendase.

Paundi britanik sakaq referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane është valuta e vetme që ka shënuar rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me ditën e hënë blihet sot me 117.5 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat