'Punësuar në 24 orë' - Hotelet më të mira në Europë rekrutojnë staf të pakualifikuar për të mbushur mungesat

Zinxhirët e hoteleve më të mëdhenj evropianë po punësojnë punëtorë pa përvojë, apo edhe pa një CV, pasi drejtuesit pranojnë se për vite me rradhë, paga e ulët e stafit ka krijuar mungesën e punonjësve.
Mijëra punëtorë u larguan nga industria e mikpritjes kur udhëtimet ndërkombëtare u mbyllën gjatë pandemisë COVID-19. Shumë zgjodhën të mos ktheheshin, duke gjetur punë të paguar më mirë diku tjetër, duke i lënë hotelierët të përballen me një mungesë.
Zinxhiri më i madh i hoteleve në Evropë, Accor, po drejton iniciativa provë për të rekrutuar njerëz që nuk kanë punuar më parë në industri, tha shefi ekzekutiv Sebastien Bazin në një intervistë me Reuters në Forumin Ekonomik të Katarit muajin e kaluar.
Accor, e cila operon marka si Mercure, ibis dhe Fairmont në mbi 110 vende, ka nevojë për 35,000 punëtorë në mbarë botën, tha ai.
"Ne u përpoqëm në Lyon dhe Bordeaux 10 ditë më parë dhe këtë fundjavë po intervistojmë njerëz pa CV, pa përvojë pune paraprake dhe ata punësohen brenda 24 orëve," tha Bazin.
"Janë studentë, njerëz që vijnë nga Afrika e Veriut," tha Bazin. "Dhe në thelb mbyllja e restoranteve për drekë ose hapja e tyre vetëm pesë ditë në javë. Nuk ka zgjidhje tjetër." Rekrutëve të rinj u jepen gjashtë orë trajnim dhe mësojnë në punë, tha ai.
Mungesa e stafit është veçanërisht urgjente në Spanjë dhe Portugali, ku turizmi përbënte përkatësisht 13 për qind dhe 15 për qind të prodhimit ekonomik përpara pandemisë.
Hotelierët atje ofrojnë paga më të larta, akomodim falas dhe përfitime si bonuse dhe sigurime shëndetësore.
"Shumë punonjës kanë vendosur të kalojnë në sektorë të tjerë, kështu që ne po fillojmë një industri nga e para dhe duhet të luftojmë për talente," u tha gazetarëve në Madrid Gabriel Escarrer, CEO i Melia.
Për të tërhequr stafin, kompania e tij kohët e fundit ofroi akomodim, ndonjëherë në dhoma hoteli, për shkak të mungesës së banesave me qira pranë vendpushimeve të saj.
Hotelierët më të vegjël gjithashtu përballen me sfida të ngjashme me personelin.
SCAN
Sondazh

Pas suksesit në pandemi, Amazon mbyll magazinat - Kompania shpenzoi miliarda dollarë për dyfishimin e përmasave të rrjetit
Amazon është detyruar të anulojnë ndërtimin e magazinave të reja si dhe të mbyllë disa nga ato ekzistuese për shkak të uljes së nivelit të shitjeve on line.......

Detajet/ Si do prodhohet kanabisi mjekësor në Shqipëri - Sipërfaqja që do mbillet 150 hektarë. Jepen 15-30 licenca
Mnisma për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri parashikon se sipërfaqja maksimale për kultivim do të jetë 150 hektarë. Por sa licenca parashikohet të......

Kapitali shqiptar, rekord në sektorin bankar: Ngjitet pranë 25% në vitin 2021, dhjetë vjet më parë ishte vetëm 7.8%!
Të dhënat më të fundit zyrtare, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, pesha a kapitalit aksioner shqiptar në sektorin bankar është ngjitur......

44 mijë qytetarë presin “punën ideale” - Më shumë se 1 vit në kërkim, gjysma e të papunëve janë mbi 45 vjeç
Në Shqipëri janë afro 84.400 individë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës. Shifrat i përkasin vitit 2021, bilanci i të cilit është ka......

Industria në Gjermani drejt kolapsit - Sindikatat paralajmërojnë kaos për shkak të reduktimit të gazit rus
Unioni i Sindikatave në Gjermani ka paralajmëruar qeverinë se industria e të gjithë vendit është në prag kolapsi të përhershëm. Një gjë e tillë do të prekte......

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga......

10 njerëzit më të pasur në botë humbën 250 miliard dollarë - Shuma e humbur në gjysmën e parë të këtij viti
250 miliard euro është shuma që 10 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur në gjysmën e parë të këtij viti. Humbja, e barabartë me rreth 1.2% të ekonomisë së......

Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend
Murtaja e merimangave ka detyruar autoritetet në Australi që të shfarosin dhjetëra miliona bletë në mënyrë që të frenojnë përhapjen e saj. Ekspertët shprehen......