Bota Postuar më 4 Korrik 2022, 12:42

Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend

Nga SCAN TV
Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të

Murtaja e merimangave ka detyruar autoritetet në Australi që të shfarosin dhjetëra miliona bletë në mënyrë që të frenojnë përhapjen e saj. Ekspertët shprehen se kjo është e vetmja mënyrë që të shpëtojnë industrinë e mjaltit ndërsa dëmi ekonomik llogaritet deri në 70 milion dollarë.

Dhjetëra miliona bletë po shfarosen në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend nga një murtajë merimangash. Australia është vendi më i madh prodhues mjalti që preket nga murtaja e merimangave dhe ka vendosur të shfarosë mijëra koloni bletësh për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.

Një zonë shfarosjeje është krijuar brenda një rrezeje prej gjashtë miljesh, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm bletësh, ndërsa autoritetet luftojnë për të parandaluar një murtajë që ka prekur pjesën tjetër të botës. Ekspertët e sektorit u shprehën për New York Times se përhapja e murtajës mund t'i kushtojë industrisë së mjaltit të Australisë 70 milionë dollarë në vit.

Danny Le Feuvre, ushtrues detyre i kryetarit të Këshillit Industrial Australian të Bletëve, tha për “The Times” se ekipi i tij kishte shfarosur tashmë 600 koshere, secila përmbante rreth 30 mijë, pra të paktën 18 milionë bletë.

Merimangat ‘varroa’ ushqehen dhe riprodhohen me larvat e bletëve në zhvillim. Ato ndikojnë në aftësinë e bletëve për të fluturuar, për të mbledhur ushqim dhe për të prodhuar mjaltë. Merimanga është fajësuar për reduktimin e mprehtë të numrit të kolonive të bletëve jashtë Australisë dhe një reduktimi të shpejtë të rendimentit të mjaltit, raportoi The Financial Times.

Merimanga u zbulua për herë të parë në Australi në portin e Newcastle në fund të qershorit dhe prodhuesit e mjaltit kanë pezulluar cdo veprimtari që atëherë.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ytgjEf-TQ9k

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat