Qershori, muaji i ‘mega-tenderëve’ të infrastrukturës! - 37 tenderë ‘transformues’, 8.5 miliardë lekë për infrastrukturën e turizmin

Muaji qershor rezulton të jetë një muaj i rëndësishëm për çeljen e fondeve për investime publike. SCAN ka përpunuar të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku rezulton se vetëm në muajin qershor 2022, janë shpallur 37 tenderë të mëdhenj, për projekte rehabilitimi të zonave të ndryshme të vendit, ku në fokus është zhvillimi turistik dhe ekonomik, kryesisht i zonave me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.
Nga një përllogaritje e bërë, në total vlera e tenderëve arrin në 8.5 miliardë lekë.
Në listën e tenderëve të rëndësishëm janë ato për rehabilitimin e fshatrave me potencial turistik, një tender i ndarë në 4 lote, ku secili prej tyre ka një vlerë më shumë se 187 milionë lekë.
Po ashtu, një projekt i rëndësishëm i çelur është ai për ndërtimin e këndeve të lojërave dhe hapësirave për fëmijë. Ky tender i emërtuar si “Projekti Dua të Luaj” është i ndarë në dy lote, ku secili ka një vlerë 375 milioonë lekë.
Tenderi me vlerën më të lartë është 575 milionë dhe parashikon ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale – ndërhyrje në infrastrukturë rrugore. Ky projekt ndalet te ndërtimi i disa akseve të rëndësishme rrugore në Dibër, Përmet, Krujë, Lezhë etj.
Një tender i rëndësishëm i shpallur është edhe ai për ndërtimin e Lungomarës së Durrësit, me vlerë 416 milionë lekë. Ky projekt do t’i bashkëlidhet projektit të portit të ri të Durrësit.
Një projekt tjetër i rëndësishëm është ai për ndërhyrje restauruese në zonat historike të vendit, me vlerë 541 milionë lekë. Tendera me vlerën mbi 300 milionë lekë janë rreth 16 tendera . Tematikat e tenderave janë ndërhyrje në zonat sportive, historike e rigjenerim urban të fshatrave etj.
SCAN

Mbi 15 mijë përfitues nga nafta në bujqësi - Gati fondi prej 500 milionë lekësh të tjera për fermerët
Ndërkohë që çmimi i naftës është në rekordin historik, efekti negativ në sektorin e bujqësisë është amortizuar. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë për......

Pse bizneset kanë nevojë për chatbot - Gjithçka rreth teknologjisë që kishit frikë të implementonit!
Chatbot është një sistem automatik për komunikimin me klientët ose përdoruesit e shërbimeve. Me fjalë të tjera, është një robot që ndihmon konsumatorët të......

A duhet të llogaritet koha e udhëtimit si pjesë e ditës së punës?
Kur punonjësit e Apple shkruan një letër duke protestuar kundër politikës së kthimit në zyrë të kompanisë së tyre muajin e kaluar, ndër shqetësimet e tyre......

Një kokërr qershi shitet me një çmim rekord prej 300 dollarë!
Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh. Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në......

‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA: Rriten importet mes dy vendeve. Mallrat që kanë ndikuar më shumë
Vitet e fundit Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes tyre. Shqipëria ka......

‘Paratë e gjakut’: Tregtia e fshehtë e Europës me fosfatet siriane te drejtuara nga oligarku rus, mik i Putin!
Në janar, një anije mallrash që mbante flamurin e Hondurasit u zhduk nga sistemet ndërkombëtare të gjurmimit në brigjet e Qipros. Kur u rishfaq një javë më......

Inflacioni vjetor i Turqisë arrin vlerën më të lartë që vendi ka parë në një çerek shekulli!
Inflacioni në Turqi u rrit afër 79% muajin e kaluar, më i larti që vendi ka parë në një çerek shekulli. Norma vjetore e inflacionit ishte 78.62% për......

Agjencia gjermane e trafikut rrugor: 59 mijë automjete Tesla kanë probleme me softuerin!
Agjencia gjermane e trafikut rrugor tha se po tërhiqte modelet Tesla Y dhe 3 për shkak të një defekti në sistemin automatik të thirrjeve të urgjencës që prek......