Mbi 15 mijë përfitues nga nafta në bujqësi - Gati fondi prej 500 milionë lekësh të tjera për fermerët

Ndërkohë që çmimi i naftës është në rekordin historik, efekti negativ në sektorin e bujqësisë është amortizuar. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, këtë vit regjistrohen rreth 15.500 fermerë që kanë përfituar naftë falas në sektorin bujqësor. Për t’i shtyrë fermerët që të punojnë tokat, të vijojnë prodhimin dhe me qëllimin e reduktimit të kostove, qeveria vendosi në fillim 900 milionë lekë në dispozicion për këtë zë dhe më pas implementoi edhe 500 milion lekë të tjera duke e çuar mbështetjen në 1.4 miliardë lekë.
Ndërkohë, burime zyrtare nga qeveria bëjnë me dije, se një paketë tjetër mbështetje për përgatitet për këtë sektor dhe së shpejti do të implementohen edhe 500 milionë lekë të tjera në mënyrë që fermerët të mos stepen dhe të mos rëndohen nga kostot e rritura të karburantit. Mbështetja me naftë jepet për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. Subjektet përfituese janë ato që kanë madhësi totale të fermës me sipërfaqe jo më pak se 0.4 ha dhe madhësia parcelash me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.
Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim. Përfitimi i sasisë së naftës falas për sipërfaqen që kultivohet, është në masën: 100% e sasisë për subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha; subjektet me sipërfaqe mbi 10 ha, për pjesën mbi këtë shifër, përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar.
Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës te subjektet përfituese. Nafta për bujqësinë shpërndahet nga operatorët furnizues të nëpërmjet pikave të tyre të shpërndarjes në të gjithë vendin, ku fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=rGvOT3whjlg
Sondazh

Pse bizneset kanë nevojë për chatbot - Gjithçka rreth teknologjisë që kishit frikë të implementonit!
Chatbot është një sistem automatik për komunikimin me klientët ose përdoruesit e shërbimeve. Me fjalë të tjera, është një robot që ndihmon konsumatorët të......

A duhet të llogaritet koha e udhëtimit si pjesë e ditës së punës?
Kur punonjësit e Apple shkruan një letër duke protestuar kundër politikës së kthimit në zyrë të kompanisë së tyre muajin e kaluar, ndër shqetësimet e tyre......

Një kokërr qershi shitet me një çmim rekord prej 300 dollarë!
Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh. Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në......

‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA: Rriten importet mes dy vendeve. Mallrat që kanë ndikuar më shumë
Vitet e fundit Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes tyre. Shqipëria ka......

‘Paratë e gjakut’: Tregtia e fshehtë e Europës me fosfatet siriane te drejtuara nga oligarku rus, mik i Putin!
Në janar, një anije mallrash që mbante flamurin e Hondurasit u zhduk nga sistemet ndërkombëtare të gjurmimit në brigjet e Qipros. Kur u rishfaq një javë më......

Inflacioni vjetor i Turqisë arrin vlerën më të lartë që vendi ka parë në një çerek shekulli!
Inflacioni në Turqi u rrit afër 79% muajin e kaluar, më i larti që vendi ka parë në një çerek shekulli. Norma vjetore e inflacionit ishte 78.62% për......

Agjencia gjermane e trafikut rrugor: 59 mijë automjete Tesla kanë probleme me softuerin!
Agjencia gjermane e trafikut rrugor tha se po tërhiqte modelet Tesla Y dhe 3 për shkak të një defekti në sistemin automatik të thirrjeve të urgjencës që prek......

G-7 po shqyrton një kufizim të çmimit të naftës ruse - Por sa e arritshme mund të jetë ideja?
Shtatë ekonomitë më të mëdha të industrializuara në botë kanë hedhur idenë e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të minimizuar më tej aftësinë e Kremlinit......