Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2022, 11:12

‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA: Rriten importet mes dy vendeve. Mallrat që kanë ndikuar më shumë

Nga SCAN TV
‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA:

Vitet e fundit Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes tyre.

Shqipëria ka eksportuar në 5 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mallra me vlerë nga 3 deri në 5 miliardë lekë.

Viti më i mirë i 5 viteve të fundit ka qenë viti 2018,që mban rekordin me 5.3 miliardë lekë.  Në vitin 2021, vlera e eksporteve shqiptare në SHBA arriti në 4.9 miliardë lekë.

Sa i përket importeve, Shqipëria merr nga SHBA mallra në vlerë 9 deri në 14 miliardë lekë.

Rekordi i 5 viteve të fundit për importet mbahet nga viti 2021 kur Shqipëria importoi nga SHBA mallra me vlerë 14.5 miliardë lekë.

Por cila është situata e shkëmbime tregtare të këtij viti?

Referuar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se muaji më i mirë i këtij viti ka qenë deri më tani muaji mars kur Shqipëria eksportoi mallra me vlerë 2.8 miliardë lekë.

E sa i përket importeve, deri më tani muaji më i mirë është maji me 1.5 miliardë lekë importe nga SHBA.

Këtë vit Shqipëria ka importuar rreth 100 lloje mallrash, ku rritjen më të madhe po e japin mineralet dhe lëndët djegëse, produktet kimike dhe plastike, prodhimet e drurit dhe letrës si dhe makineritë dhe pjesët e këmbimit.

Sa i përket eksporteve, këtë vit Shqipëria ka dërguar në tregun amerikan produkte bulmeti, çaj dhe erëza, bimë medicinale, fruta, pije, produkte plastike, tekstile, kepucë, metale, orë etj. Këtë vit, rritjen më të madhe të eksportet po e japin materialet e ndërtimit dhe metalet.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=63qJN_WrM-A

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat