Ja sa para duhen për t'u konsideruar i pasur në 12 qytetet kryesore të SHBA!

Në varësi të vendit ku jetoni, një vlerë neto totale prej miliona dollarësh mund të konsiderohet ende thjesht "e rehatshme", zbulon një studim i ri.
Në përgjithësi, në SHBA, duhet një vlerë neto prej 2.2 milionë dollarë për t'u konsideruar "i pasur" nga amerikanët e tjerë – nga 1.9 milionë dollarë vitin e kaluar, sipas Anketës vjetore të Pasurisë Moderne të kompanisë së shërbimeve financiare Charles Schwab.
Megjithatë, nëse dëshironi të konsideroheni të pasur nga banorët e zonave të mëdha metropolitane, kjo do të kërkojë edhe më shumë pasuri.
Në San Francisko, pragu për atë që konsiderohet i pasur është një vlerë neto prej 5.1 milion dollarë. Ky është totali më i lartë në sondazh, i cili ekzaminoi 12 nga zonat më të mëdha metropolitane në vend.
Për t'u konsideruar "financiarisht konfortabël", një banor i San Franciskos do të kishte nevojë për një vlerë neto prej të paktën 1.7 milion dollarë, zbulon sondazhi.
Ja një vështrim se çfarë duhet për t'u konsideruar të pasur sipas qytetit në vitin 2022, të renditur sipas pragjeve të vlerës neto:
- San Francisko: 5.1 milionë dollarë
- Kalifornia Jugore (përfshin Los Anxhelosin dhe San Diegon): 3.9 milionë dollarë
- New York City: 3.4 milionë dollarë
- Uashington, DC: 3.3 milionë dollarë
- Seattle: 3.2 milionë dollarë
- Phoenix: 2.7 milionë dollarë
- Boston: 2.7 milionë dollarë
- Dallas: 2.6 milionë dollarë
- Houston: 2.6 milionë dollarë
- Atlanta: 2.5 milionë dollarë
- Çikago: 2.5 milionë dollarë
- Denver: 2.3 milionë dollarë
Sondazhi online u krye në fillim të shkurtit, me një kampion prej 500 deri në 750 banorë vendas për çdo zonë metropolitane, nga mosha 21 deri në 75 vjeç. Vlera neto është një masë e vlerës së aktiveve që një person ose korporatë zotëron, minus detyrimet që ata kanë. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët preferojnë dollarin amerikan si aset të sigurtë
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në disa vite edhe gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po preferojnë asetet e sigurta, për shkak të......

Nafta tregtohet pranë 111 dollarë për fuçi - Tregu, i balancuar mes kërkesës në rënie dhe furnizimit të ulët
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që do të ndikojë......

Tregjet e nisin 6-mujorin e dytë në rritje - Bursat, me volum të ulët për shkak të Ditës së Pavarësisë në SHBA
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa pritet të jetë një ditë e qetë për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim me rastin e......

Punëtorë turq për aeroportet gjermane: Një marrëveshje e re si në vitin 1961?!
Një marrëveshje e re si në vitin 1961? Gjermania dëshiron të rekrutojë punëtorë turq për të zgjidhur problemet e mëdha me mungesën e personelit në aeroporte.......

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas......

Inceneratori i Elbasanit, me çmim energjie - Pas përplasjeve me koncesionarin, ERE merr vendimin. Për zgjidhjen e “konfliktit” ndërhyri MIE!
Pas disa refuzimesh, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin, me të cilin do të shitet energjia elektrike që do të prodhohet nga djegia e mbetjeve në......

Si qeveria shqiptare po mban nivel të ulët inflacioni? - Shkaqet, subvencioni i çmimit të energjisë, paketa antikrizë dhe bordet e transparencës
Shqipëria është nder vendet me inflacionin me te ulet ne rajon. Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT rezulton se inflacioni është ne nivelin 6,7%, ndërsa po ti......

Studimi/ Pse duhet të kesh të paktën 2 karriera profesionale!
Nuk është e pazakontë të takoni një avokat që do të donte të punonte në energji të rinovueshme, ose një zhvillues aplikacionesh që do të donte të shkruante......