Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2022, 12:37

Si qeveria shqiptare po mban nivel të ulët inflacioni? - Shkaqet, subvencioni i çmimit të energjisë, paketa antikrizë dhe bordet e transparencës

Nga SCAN TV
Si qeveria shqiptare po mban nivel të ulët inflacioni? - Shkaqet,

Shqipëria është nder vendet me inflacionin me te ulet ne rajon. Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT rezulton se inflacioni është ne nivelin 6,7%, ndërsa po ti referohemi publikimit me te fundit të INSTAT, që llogarit Indeksin e Çmimeve të Konsumit sipas metodës së Eurostat, rritja e çmimeve në Shqipëri në muajin maj ka qenë vetëm 6%. Por, cila është arsyeja që ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria ka këtë nivel?

Ka pasur diskutime nëse kjo shifër është reale apo jo. Sipas kryeministrit, familjet shqiptare po vuajnë me pak rritjen e çmimeve për faktin se është miratuar një vendim që mundëson subvencionimin e shtrenjtimit te energjisë, çka do të thotë se fatura per familjet ka mbetur e pandryshuar.

Këtë politike, shumë qeveri të tjera nuk e kane ndërmarrë, çka ka sjelle shkarkimin e shtrenjtimit te energjisë në faturat familjare, si në rastin e Maqedonisë se Veriut pak ditë më parë. Po ashtu, për te frenuar rritjen e çmimeve është miratuar një pakete anti krize ku u është akorduar një kuote 3 mije lekë në muaj pensionisteve, e nga ana tjetër edhe garancitë sovrane per biznesin.

Në shtator është paralajmëruar një paketë tjetër antikrizë. Një element tjetër është edhe ngritja e bordeve te kontrollit me qëllim frenimin e abuzimeve me çmimet e ushqimeve dhe naftës. Kriza e çmimeve është globale e shkaktuar pas rritjes së kërkesës për energji dhe karburante pas frenimit te madh qe solli pandemia dhe me pas ritmeve te shpejta dhe kërkesës se larte pas pandemisë.

Këtij faktori iu shtua edhe konflikti ushtarak në Ukrainë qe solli bllokimin e disa produkteve ushqimore e të naftës, si dhe detyroi tregjet te riorientohen, duke ndikuar me tej ne rritjen e çmimeve. Shtrenjtimi i produkteve ka sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit, një pjesë e të cilave po përdoren për subvencionimin e familjeve dhe bizneseve, e nga ana tjetër është planifikuar që një pjese e të ardhurave shtese nga arkëtimet e TVSH te përdoren per ristrukturimin e borxhit publik.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=cZ0zEkTWM8M

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat