Forcojmë peshën në tregti/ Për çdo 100 lekë mallra importi, sigurojmë rreth 40.5 lekë përmes eksporteve

Eksportet shqiptare po tregojnë një përmirësim gjatë vitit 2026, duke u rritur më shpejt se importet dhe duke forcuar lehtë raportin mes mallrave që vendi shet jashtë dhe atyre që blen nga tregjet e huaja.
Në periudhën Janar-Gusht 2026, eksportet arritën në rreth 247.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importet ndërkohë u rritën me 5.1%, duke arritur në rreth 611.8 miliardë lekë. Si rezultat, eksportet mbuluan 40.5% të importeve, nga rreth 40% në Janar-Gusht 2025. E thënë më thjeshtë, për çdo 100 lekë mallra të importuara, ekonomia shqiptare siguron rreth 40.5 lekë përmes eksporteve.
Përmirësimi i këtij viti bëhet më interesant kur shihet në një perspektivë më të gjatë. Dy dekada më parë, raporti mes eksporteve dhe importeve ishte dukshëm më i ulët. Në vitin 2005, Shqipëria eksportonte rreth 65.8 miliardë lekë mallra, ndërsa importonte mbi 262 miliardë lekë. Eksportet arrinin të mbulonin vetëm 25.1% të importeve, pra afërsisht një të katërtën e faturës së mallrave të blera jashtë vendit.
Raporti qëndroi në nivele të ulëta edhe në vitet pasuese, duke zbritur në 24.4% në vitin 2009. Më pas nisi një përmirësim i dukshëm: mbulueshmëria u rrit në 33.8% në 2010, kaloi 40% në 2012 dhe arriti në 47.6% në vitin 2013. Një tjetër nivel i lartë u regjistrua në vitin 2018, me 48.4%, ndërsa rekordi i periudhës u arrit në 2022, kur eksportet mbuluan 50.6% të importeve.
Pas këtij kulmi, raporti u ul në 49.3% në 2023, në 41.2% në 2024 dhe në 39% në vitin 2025. Megjithatë, krahasimi afatgjatë tregon një ndryshim të qartë, nga rreth 25% mbulim në mesin e viteve 2000, Shqipëria ka kaluar sot në nivele rreth 40%, ndërsa të dhënat e 2026-s sinjalizojnë një rikuperim të lehtë pas rënies së viteve të fundit.
BE “hap portat”? - Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat
Bashkimi Europian po shqyrton një mënyrë të re për t’iu afruar vendeve kandidate: në vend që përfitimet më të mëdha ekonomike të vijnë vetëm pas anëtarësimit,......
Zgjerohen varrezat e Sharrës - Projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale
Varrezat publike të Sharrës pritet të zgjerohen në pjesën jugore të kompleksit, përmes një projekti të ri që synon shtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e......
Ndryshon ligji i minierave - Drafti: Leje edhe për personat fizikë, garancia bankare edhe në banka të huaja
Zgjerim i subjekteve që mund të zotërojnë leje minerare, lehtësim i disa procedurave administrative dhe vendosja e një afati për rehabilitimin e zonave të......
Ndryshime në kodin penal- Drafti i ri kufizon arrestin në burg dhe forcon përdorimin e masave alternative
Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke njoftuar një qasje të re për mënyrën se si gjykatat vendosin masat......
Evropa sfidon SHBA-në/ Pesë rrjete pagesash bashkohen për të krijuar një sistem europian të transfertave
Pesë prej rrjeteve kryesore të pagesave në Europë kanë bashkuar forcat për të krijuar një platformë të përbashkët që synon të ulë varësinë e kontinentit nga......
Fond për ndërtimet pa leje - Xhaja: Si do funksionojë konfiskimi? Model francez për kriptomonedhat
Së shpejti do të zbatohen rregulla të reja për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara. Ndryshimet ligjore të cilat janë diskutuar dhe miratuar në......
Britania sërish në BE? - Burnham kërkon shqyrtimin e të gjitha opsioneve për marrëdhëniet me Europën
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Britania duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Europian,......
Sa para’ merr Shqipëria nga BE? - Jemi ndër vendet me përparimin më të madh në zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike
Për të mbështetur zbatimin e reformave në Shqipëri dhe në vendet e tjera kandidate të rajonit, Bashkimi Evropian prezantoi në 2023, “Planin e Rritjes......

