Ndryshon ligji i minierave - Drafti: Leje edhe për personat fizikë, garancia bankare edhe në banka të huaja

Zgjerim i subjekteve që mund të zotërojnë leje minerare, lehtësim i disa procedurave administrative dhe vendosja e një afati për rehabilitimin e zonave të shfrytëzuara”. Gjithçka parashikohet në pr.ligjin “Për sektorin minerar”, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Një nga ndryshimet kryesore është hapja e veprimtarisë minerare edhe për personat fizikë. Sipas relacionit shoqërues, aktualisht ligji ua njeh të drejtat minerare vetëm personave juridikë, vendas apo të huaj. Me propozimin e ri, edhe personat fizikë do të mund të përfitojnë këto të drejta, nëse plotësojnë kriteret teknike, financiare dhe mjedisore të parashikuara nga legjislacioni.
Ndërkohë, garancitë financiare për veprimtarinë minerare do të mund të sigurohen edhe përmes bankave të huaja. Projektligji propozon heqjen e kufizimit që këto garanci të lidhen vetëm me bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas ministrisë, të dyja ndërhyrjet synojnë përafrimin me direktivën e Bashkimit Evropian për shërbimet në tregun e brendshëm dhe eliminimin e pengesave të panevojshme për operatorët.
Një pjesë e rëndësishme e ndryshimeve lidhet me detyrimet për rehabilitimin e mjedisit. Projektligji parashikon që rehabilitimi i sipërfaqes së shfrytëzuar minerare të përfundojë brenda një afati maksimal prej 12 muajsh nga përfundimi i vlefshmërisë së lejes minerare ose nga data e vendimit për revokimin e saj. Nëse zotëruesi i lejes braktis zonën ose nuk përfundon zbatimin e plotë të planit të rehabilitimit brenda afatit, vlera e plotë e garancisë së rehabilitimit do të kalojë në favor të shtetit dhe do përdoret për të njëjtin qëllim.
Gjithashtu, për zotëruesit e lejeve të kërkim-zbulimit propozohet kalimi nga raportimi çdo tre muaj në raportim çdo gjashtë muaj kalendarikë. Ministria e argumenton këtë ndërhyrje me uljen e barrës administrative dhe harmonizimin me periodicitetin e raportimit të lejeve të shfrytëzimit. Gjithashtu, kushtet për dhënien e lejeve të shfrytëzimit të minierave sipërfaqësore për qëllime publike vendore ose kombëtare propozohet të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet nuk parashikohen të kenë efekte të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit.
Ndryshime në kodin penal- Drafti i ri kufizon arrestin në burg dhe forcon përdorimin e masave alternative
Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke njoftuar një qasje të re për mënyrën se si gjykatat vendosin masat......
Evropa sfidon SHBA-në/ Pesë rrjete pagesash bashkohen për të krijuar një sistem europian të transfertave
Pesë prej rrjeteve kryesore të pagesave në Europë kanë bashkuar forcat për të krijuar një platformë të përbashkët që synon të ulë varësinë e kontinentit nga......
Fond për ndërtimet pa leje - Xhaja: Si do funksionojë konfiskimi? Model francez për kriptomonedhat
Së shpejti do të zbatohen rregulla të reja për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara. Ndryshimet ligjore të cilat janë diskutuar dhe miratuar në......
Britania sërish në BE? - Burnham kërkon shqyrtimin e të gjitha opsioneve për marrëdhëniet me Europën
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Britania duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Europian,......
Sa para’ merr Shqipëria nga BE? - Jemi ndër vendet me përparimin më të madh në zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike
Për të mbështetur zbatimin e reformave në Shqipëri dhe në vendet e tjera kandidate të rajonit, Bashkimi Evropian prezantoi në 2023, “Planin e Rritjes......
BE, udhërrëfyes për Shqipërinë - Plan me hapa dhe afate konkrete drejt anëtarësimit. Komisioni shqyrton heqjen e vetos
Bashkimi Evropian do të ofrojë udhërrëfyes për katër vendet që kanë përparuar më tepër në rrugën drejt anëtarësimit. Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe......
Sa kushtojnë vilat në Durrës? Çmimet ndryshojnë nga Fllaka në Golem, Gjiri i Lalëzit më I shtrenjti
Tregu i banesave në Durrës po shfaq diferenca të ndjeshme mes shtëpive të reja, vilave ekzistuese dhe pronave që shoqërohen me sipërfaqe toke. Vilat e......
FMN vlerëson investimet shqiptare - Malaj: Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vlerësimin e eficiencës së investimeve publike, i njohur......

