Ndryshime në kodin penal- Drafti i ri kufizon arrestin në burg dhe forcon përdorimin e masave alternative

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke njoftuar një qasje të re për mënyrën se si gjykatat vendosin masat e sigurimit.
Sipas draftit, për veprat penale me dënim maksimal deri në 3 vjet, si rregull, nuk do të caktohen masa shtrënguese, ndërsa për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të vendoset arrest në burg.
“Për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg”, deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht lirinë dhe masat më të buta, ndërsa arresti në burg të përdoret vetëm kur alternativat e tjera nuk janë të mjaftueshme.
“Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që lidhen me vetë personin”, tha Rama. Ai shtoi se as heshtja e personit dhe as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si tregues rrezikshmërie.
Drafti parashikon gjithashtu kontroll periodik të masave të sigurisë. Çdo muaj, prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet që justifikojnë kufizimin e lirisë vazhdojnë të ekzistojnë.
“Liria nuk mund të kufizohet njëherë dhe pastaj të harrohet sikur nuk ekziston më”, u shpreh Rama.
Ndryshimet synojnë gjithashtu mbrojtje më të madhe për kategoritë në gjendje të cenueshme, përfshirë prindërit me fëmijë të vegjël, personat mbi 70 vjeç dhe të sëmurët rëndë.
Evropa sfidon SHBA-në/ Pesë rrjete pagesash bashkohen për të krijuar një sistem europian të transfertave
Pesë prej rrjeteve kryesore të pagesave në Europë kanë bashkuar forcat për të krijuar një platformë të përbashkët që synon të ulë varësinë e kontinentit nga......
Fond për ndërtimet pa leje - Xhaja: Si do funksionojë konfiskimi? Model francez për kriptomonedhat
Së shpejti do të zbatohen rregulla të reja për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara. Ndryshimet ligjore të cilat janë diskutuar dhe miratuar në......
Britania sërish në BE? - Burnham kërkon shqyrtimin e të gjitha opsioneve për marrëdhëniet me Europën
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Britania duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Europian,......
Sa para’ merr Shqipëria nga BE? - Jemi ndër vendet me përparimin më të madh në zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike
Për të mbështetur zbatimin e reformave në Shqipëri dhe në vendet e tjera kandidate të rajonit, Bashkimi Evropian prezantoi në 2023, “Planin e Rritjes......
BE, udhërrëfyes për Shqipërinë - Plan me hapa dhe afate konkrete drejt anëtarësimit. Komisioni shqyrton heqjen e vetos
Bashkimi Evropian do të ofrojë udhërrëfyes për katër vendet që kanë përparuar më tepër në rrugën drejt anëtarësimit. Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe......
Sa kushtojnë vilat në Durrës? Çmimet ndryshojnë nga Fllaka në Golem, Gjiri i Lalëzit më I shtrenjti
Tregu i banesave në Durrës po shfaq diferenca të ndjeshme mes shtëpive të reja, vilave ekzistuese dhe pronave që shoqërohen me sipërfaqe toke. Vilat e......
FMN vlerëson investimet shqiptare - Malaj: Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vlerësimin e eficiencës së investimeve publike, i njohur......
Më shumë kredi për konsum/ Huaja për mallra merr hov në Gusht, leku dominon
Kreditimi i individëve vijoi të rritet me ritme të forta gjatë gushtit, i mbështetur kryesisht nga huatë për blerje banesash dhe financimi për mallra. Sipas......

