Shqipëria Postuar më 30 September 2026, 11:47

Sa kushtojnë vilat në Durrës? Çmimet ndryshojnë nga Fllaka në Golem, Gjiri i Lalëzit më I shtrenjti

Nga Scan TV

caption (1).jpg

Tregu i banesave në Durrës po shfaq diferenca të ndjeshme mes shtëpive të reja, vilave ekzistuese dhe pronave që shoqërohen me sipërfaqe toke. Vilat e thjeshta mund të gjenden në nivele më të ulëta dhe pronat luksoze apo pranë vijës bregdetare mund të kushtojnë ndjeshëm më shumë.

Sipas Investropa, shtëpitë e reja të ndërtuara në Durrës mbajnë zakonisht një premium prej rreth 25% deri në 45% krahasuar me shtëpitë e vjetra që shiten në treg. Kjo lidhet kryesisht me ofertën e kufizuar të banesave të reja të tipit vilë, pasi pjesa më e madhe e ndërtimeve të reja është përqendruar te apartamentet, rezidencat turistike dhe projektet e lidhura me zonat e marinës.

Një tjetër kategori e rëndësishme në tregun e Durrësit janë shtëpitë që shiten së bashku me tokën. Në vitin 2026, një pronë tipike e këtij lloji vlerësohet rreth 29 milionë lekë, ose afërsisht 300 mijë euro, ndërsa shtëpitë në zona qendrore apo pranë bregdetit, sidomos kur shoqërohen me parcela më të mëdha, mund të kalojnë 62 milionë lekë, ose rreth 650 mijë euro.

Në treg, një shtëpi me tokë zakonisht nënkupton një banesë të veçuar të shoqëruar me të paktën 300 deri në 500 metra katrorë truall. Pronat me parcela prej 800 deri në 1,000 metra katrorë konsiderohen tashmë prona me sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe kanë potencialisht një vlerë më të lartë.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në çmim është zona. Diferencat janë të mëdha mes zonave më në brendësi, si Fllaka dhe Rrashbulli, pjesës qendrore të Durrësit, Plazhit, Golemit dhe zonave më premium si Gjiri i Lalëzit I cili rezulton më I kushtueshmi .

Për këtë arsye, çmimi i një shtëpie në Durrës nuk përcaktohet vetëm nga sipërfaqja e banesës. Pozicioni, madhësia e tokës, distanca nga deti, cilësia e ndërtimit dhe karakteri i zonës janë ndër elementët që mund të krijojnë diferenca të mëdha në vlerën e një prone.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat