Dervishi: Informacioni, themel i lirisë - Komisioneri shqiptar drejtoi konferencën ndërkombëtare për transparencën në Sierra Leone

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, drejtoi në Freetown të Sierra Leones sesionet publike të edicionit të 17-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, ICIC.
Në cilësinë e Presidentit të ICIC, Dervishi mbajti fjalët e hapjes dhe të mbylljes së konferencës, e cila mblodhi përfaqësues nga rreth 41 vende për të diskutuar transparencën, të drejtën për informim dhe sfidat e epokës digjitale.
Në fokus të diskutimeve ishte ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mënyrën se si qytetarët marrin dhe verifikojnë informacionin. Dervishi theksoi se mungesa e informacionit zyrtar krijon hapësirë për spekulime dhe dezinformim.
“Liria fillon me mundësinë për të ditur. Një qytetar pa qasje në informacion mund të jetë formalisht i lirë, por mbetet praktikisht jashtë vendimmarrjes”, u shpreh Dervishi.
Ai kërkoi gjithashtu bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për përballimin e dezinformimit.
“Dezinformimi udhëton pa pasaportë dhe me shpejtësi globale. Prandaj, edhe përgjigjja jonë duhet të kapërcejë kufijtë institucionalë dhe kombëtarë”, deklaroi ai.
Konferenca trajtoi publikimin proaktiv të informacionit, qeverisjen e hapur, edukimin mediatik, aksesin e barabartë në informacion dhe balancën mes transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Në një nga panelet mori pjesë edhe drejtuesja e Drejtorisë së Monitorimit të Programeve të Transparencës, Emerlinda Pema, e cila theksoi nevojën që institucionet të publikojnë informacionin pa pritur kërkesa nga qytetarët apo mediat.
Në mbyllje, Dervishi vuri theksin te cilësia dhe koha e dhënies së informacionit.
“Shpejtësia pa saktësi krijon konfuzion, ndërsa saktësia pa dhënien në kohë humbet vlerën e saj publike”, tha ai.
Konferenca përfundoi me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Freetown-it dhe rinovimin e memorandumit të bashkëpunimit mes ICIC dhe UNESCO-s.
A mjafton vetëm transparenca? - Spaho: “Pasqyra e Çmimeve” të shoqërohet me masa për rritjen e konkurrencës
Sa mund të ndikojë “Pasqyra e Çmimeve” në faturën që qytetarët paguajnë në supermarket? Eksperti I ekonomisë, Mateo Spaho shprehet se kjo nismë është......
Forcojmë peshën në tregti/ Për çdo 100 lekë mallra importi, sigurojmë rreth 40.5 lekë përmes eksporteve
Eksportet shqiptare po tregojnë një përmirësim gjatë vitit 2026, duke u rritur më shpejt se importet dhe duke forcuar lehtë raportin mes mallrave që vendi......
BE “hap portat”? - Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat
Bashkimi Europian po shqyrton një mënyrë të re për t’iu afruar vendeve kandidate: në vend që përfitimet më të mëdha ekonomike të vijnë vetëm pas anëtarësimit,......
Zgjerohen varrezat e Sharrës - Projekt i ri në jug të kompleksit, parashikohen murale
Varrezat publike të Sharrës pritet të zgjerohen në pjesën jugore të kompleksit, përmes një projekti të ri që synon shtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e......
Ndryshon ligji i minierave - Drafti: Leje edhe për personat fizikë, garancia bankare edhe në banka të huaja
Zgjerim i subjekteve që mund të zotërojnë leje minerare, lehtësim i disa procedurave administrative dhe vendosja e një afati për rehabilitimin e zonave të......
Ndryshime në kodin penal- Drafti i ri kufizon arrestin në burg dhe forcon përdorimin e masave alternative
Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke njoftuar një qasje të re për mënyrën se si gjykatat vendosin masat......
Evropa sfidon SHBA-në/ Pesë rrjete pagesash bashkohen për të krijuar një sistem europian të transfertave
Pesë prej rrjeteve kryesore të pagesave në Europë kanë bashkuar forcat për të krijuar një platformë të përbashkët që synon të ulë varësinë e kontinentit nga......
Fond për ndërtimet pa leje - Xhaja: Si do funksionojë konfiskimi? Model francez për kriptomonedhat
Së shpejti do të zbatohen rregulla të reja për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara. Ndryshimet ligjore të cilat janë diskutuar dhe miratuar në......

