Fond për ndërtimet pa leje - Xhaja: Si do funksionojë konfiskimi? Model francez për kriptomonedhat

Së shpejti do të zbatohen rregulla të reja për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara. Ndryshimet ligjore të cilat janë diskutuar dhe miratuar në Komisionin e Ligjeve, shtrijnë efektin edhe tek pasuritë të konfiskohen nga pushtetit vendor, që janë kryesisht ndërtimet pa leje, duke mundësuar rikthimin në komunitet të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.
Për këtë qëllim do të krijohet një fondi i posaçëm i dedikuar për administrimin e ndërtimeve pa leje. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) sqaron se si do të funksionojë ky fond dhe si administrohen rastet kur investitorët kanë braktisur shoqërinë e ndërtimit.
“Ne eksperiencën që kemi aktualisht, kemi arritur eksperiencën e mjaftueshme për të menaxhuar shoqëritë e ndërtimit. Kemi 5 shoqërimi ndërtimi që i kemi në proces administrimi dhe po finalizojmë procedurat e dorëzimit të pasurive. Nuk ka njerëz që kanë blerë pasuri dhe janë zhgënjyer nga ky proces. Kemi një eksperiencë të ngjashme”.
“Investitori le shoqërinë e ndërtimit. Ku do i gjeni paratë në një objekt që kushton 40 milionë euro? Si funksionon?
“Kjo është parashikuar tek ligji 66, tek fondi i posaçëm që do jetë për ndërtimet pa leje, do mbushet me të ardhura, pasi fillimisht do paguhen parablerjet. Vlerësimi i pasurive që janë konfiskuara para 3 vitesh është 15 milionë euro. do ketë të ardhura. Por gjithsesi do kalojmë në sekuestrim të pasurive. E kemi përcaktuar procedurën. “
Ndër të tjera Xhaja ka sqaruar se si do të funksionojë edhe procedura e konfiskimit të kriptomonedhave.
“Do marrim në konsideratë modelin francez por pa dalë ligji për krijimin e portofolit të kriptomonedhave, duke qenë se kemi reflektuar ligjin francez tek ligji bazë dhe për zbatim do marrim modelin francez dhe shume shpejt do kalojë për administrim nga ana jone” .
Risi e ligjit është se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të kryejë vetë edhe procedurat e shitjes së pasurive, përveç qiradhënies, përmes ankandit publik, duke marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për vlerësimin, administrimin dhe transferimin e të ardhurave.
Britania sërish në BE? - Burnham kërkon shqyrtimin e të gjitha opsioneve për marrëdhëniet me Europën
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Britania duhet të shqyrtojë të gjitha mundësitë për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Europian,......
Sa para’ merr Shqipëria nga BE? - Jemi ndër vendet me përparimin më të madh në zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike
Për të mbështetur zbatimin e reformave në Shqipëri dhe në vendet e tjera kandidate të rajonit, Bashkimi Evropian prezantoi në 2023, “Planin e Rritjes......
BE, udhërrëfyes për Shqipërinë - Plan me hapa dhe afate konkrete drejt anëtarësimit. Komisioni shqyrton heqjen e vetos
Bashkimi Evropian do të ofrojë udhërrëfyes për katër vendet që kanë përparuar më tepër në rrugën drejt anëtarësimit. Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe......
Sa kushtojnë vilat në Durrës? Çmimet ndryshojnë nga Fllaka në Golem, Gjiri i Lalëzit më I shtrenjti
Tregu i banesave në Durrës po shfaq diferenca të ndjeshme mes shtëpive të reja, vilave ekzistuese dhe pronave që shoqërohen me sipërfaqe toke. Vilat e......
FMN vlerëson investimet shqiptare - Malaj: Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe menaxhimin e fondeve publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vlerësimin e eficiencës së investimeve publike, i njohur......
Më shumë kredi për konsum/ Huaja për mallra merr hov në Gusht, leku dominon
Kreditimi i individëve vijoi të rritet me ritme të forta gjatë gushtit, i mbështetur kryesisht nga huatë për blerje banesash dhe financimi për mallra. Sipas......
1,700 biznese kërkojnë kredi - Në 10 ditët e para, 241 aplikime për financim nga sipërmarrjet në e-Albania
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar ecurinë e skemës “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset e......
Energji e pastër në BE - Spanja, Portugalia dhe Luksemburgu kërkojnë objektiv të ri për 2040
Spanja, Portugalia dhe Luksemburgu i kanë kërkuar Bashkimit Europian të vendosë një objektiv të ri për zgjerimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin......

