Shqipëria Postuar më 30 September 2026, 11:12

1,700 biznese kërkojnë kredi - Në 10 ditët e para, 241 aplikime për financim nga sipërmarrjet në e-Albania

Nga Diamila Leka

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar ecurinë e skemës “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset e vogla dhe të mesme. Sipas Koçiut, interesi i sipërmarrjeve ka qenë i menjëhershëm, me mbi 1,700 biznese që kanë shprehur interes për financim.

“Kemi vënë në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh me mundësi zgjerimi deri në 1 miliard euro, duke i dhënë sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme akses në financim deri në 2 milionë euro, me normë interesi preferenciale 2–3% dhe Garanci Sovrane deri në 70%. Përgjigjja e sipërmarrësve ka qenë e menjëhershme: mbi 1700 biznese kanë shprehur interes, nga të cilat 800 janë në proces trajtimi. Vetëm në 10 ditët e para nga lançimi i platformës, janë regjistruar 241 aplikime nëpërmjet portalit eAlbania. 222 raste janë aktualisht në shqyrtim nga bankat e nivelit të dytë. Deri më tani, 20 biznese kanë marrë miratimin për financim me kredi.”

Skema synon që financimi të mos shërbejë vetëm për mbulimin e nevojave të biznesit, por të kthehet në investime konkrete, zgjerim të aktivitetit, rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat