Punëtorë turq për aeroportet gjermane: Një marrëveshje e re si në vitin 1961?!

Një marrëveshje e re si në vitin 1961? Gjermania dëshiron të rekrutojë punëtorë turq për të zgjidhur problemet e mëdha me mungesën e personelit në aeroporte. Mediat turke po bëjnë krahasime me vitin 1961.
Mungesa e fuqisë punëtore në tregun gjerman të punës nuk është ndonjë fenomen i ri. Por kohët e fundit ka një nevojë akute në aeroportet gjermane në mbarë vendin. Pas dy vite kufizimesh për shkak të pandemisë Covid-19, tani shumë gjermanë mezi presin të shkojnë me pushime jashtë vendit. Por shpesh në aeroporte ka radhë tepër të gjata, kaos, ndërsa fluturimet po anulohen shpesh.
Për shkak të situatës së tensionuar, autoritetet gjermane në aeroporte duan të punësojnë punëtorë turq. Rreth 2000 punëtorë nga Turqia do të rekrutohen përkohësisht dhe do të përdoren kryesisht në transportin e bagazheve. Problemi është se punonjësit e huaj nuk lejohen të punojnë në pikat e sigurisë veçanërisht të mbingarkuara.
Edhe Turqia ka nevojë për punëtorë
E sigurt është se punëtorët që duhet të vijnë në Gjermani nga Turqia janë të nevojshëm edhe në Turqi. Në fund të fundit, këta janë njerëz me njohuri të mëparshme dhe "përvojë në fushën e trafikut ajror dhe shërbimeve tokësore në aeroportet turke", sipas ministres së Brendshme Faeser.
Turqia aktualisht nuk dëshiron të humbasë punonjësit e saj në aeroporte - veçanërisht jo në sezonin e verës. Punonjësit e kualifikuar me njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze janë duke u përdorur intensivisht në aeroportet turke pasi turizmi ka një rëndësi të madhe ekonomike në Turqi. Pritjet pas dy viteve të pandemisë janë shumë të larta.
Si në vitin 1961?
Punëtorët turq që vijnë në Gjermani për një kohë të kufizuar mund të zgjidhin përkohësisht problemet në tregun e punës. Kjo ta kujton Marrëveshjen e vitit 1961. Si rezultat i Marrëveshjes, disa breza të punëtorëve turq dhe së shpejti familjet e tyre erdhën në Gjermani dhe kontribuuan në mrekullinë ekonomike gjermane.
Shumë media turke tani po tërheqin paralele me marrëveshjen e asaj kohe në raportimet e tyre për stafin e aeroportit. "Hera e parë që nga viti 1961!" mund të lexohet në shumë tituj.
Pra, a mund të presim që projekti aktual i rekrutimit të zgjerohet në fusha të tjera? Zyrtarisht jo. Ministrat gjermanë të Transportit dhe Punës dhe ministrja e Brendshme theksuan në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp se kjo ishte vetëm një masë e përkohshme. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas......

Inceneratori i Elbasanit, me çmim energjie - Pas përplasjeve me koncesionarin, ERE merr vendimin. Për zgjidhjen e “konfliktit” ndërhyri MIE!
Pas disa refuzimesh, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin, me të cilin do të shitet energjia elektrike që do të prodhohet nga djegia e mbetjeve në......

Si qeveria shqiptare po mban nivel të ulët inflacioni? - Shkaqet, subvencioni i çmimit të energjisë, paketa antikrizë dhe bordet e transparencës
Shqipëria është nder vendet me inflacionin me te ulet ne rajon. Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT rezulton se inflacioni është ne nivelin 6,7%, ndërsa po ti......

Studimi/ Pse duhet të kesh të paktën 2 karriera profesionale!
Nuk është e pazakontë të takoni një avokat që do të donte të punonte në energji të rinovueshme, ose një zhvillues aplikacionesh që do të donte të shkruante......

Si të përmirësoni memorien tuaj? Këshilla nga një eksperte
Jim Kwik, një trajnere për memorien, beson se harresa mund të jetë e kushtueshme për sipërmarrësit. Për fat të mirë, parandalimi i harresës është më......

Kush është historia dhe çelësi i suksesit të Bill Gates?
Unë e kam ndjekur jetën e Bill Gejtsit në 3 dekadat e fundit. Në vitin 1992, si drejtor i “Ullstein Verlag”, botova biografinë e parë të miliarderit amerikan......

157 pako proshutë dhe 1000 euro djathë: Pse supermarketet duhet të tatohen për mbeturinat e ushqimeve?!
Aktivisti mbeturinave të ushqimit, Matt Homewood nga Danimarka, shprehet se për të ekspozuar praktikat tronditëse të biznesit të shitësve me pakicë ai futet......

Qyteti i çmuar gjerman – Ka 72 mijë ton diamante të fshehura përgjatë banesave
Qyteti i vogël i Nördlingen, në Bavari mund të jetë një ndër qytetet më të çmuara në tokë pasi mendohet se ka rreth 72 mijë ton diamante nën......