Nafta tregtohet pranë 111 dollarë për fuçi - Tregu, i balancuar mes kërkesës në rënie dhe furnizimit të ulët

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale, që do të ndikojë edhe kërkesën. Megjithatë, tregu po gjen një mbështetje nga furnizimi i tregut, që vijon të tkurret.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 111 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 108 dollarë për fuçi. Ndërkohë, prodhimi nga 10 anëtarët e Organizatës së Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC) ra me 100 mijë fuçi gjatë qershorit, në totalin e 28.52 milionë fuçive. Rënia e ndjeshme e prodhimit nga Nigeria dhe Libia është kompensuar nga rritja e prodhimit në Arabinë Saudite. Eksportet e Libisë kanë rënë mes 365 mijë dhe 409 mijë fuçi në ditë, nga rreth 865 mijë fuçi që janë kuotat normale ditore.
Gjithashtu, edhe greva e punonjësve të naftës dhe gazit në Norvegji mund të ulë prodhimin me rreth 130 mijë fuçi, gjatë kësaj jave. Investitorët po presin edhe të dhënat zyrtare mbi çmimet zyrtare për gushtin nga Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës në botë.
Sipas një sondazhi të Reuters, çmimi referencë i Arabisë Saudite do të rritet me rreth 2.4 dollarë, krahasuar me muajin e kaluar.
SCAN
Sondazh

Tregjet e nisin 6-mujorin e dytë në rritje - Bursat, me volum të ulët për shkak të Ditës së Pavarësisë në SHBA
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa pritet të jetë një ditë e qetë për shkak se Wall Street do të qëndrojë pushim me rastin e......

Punëtorë turq për aeroportet gjermane: Një marrëveshje e re si në vitin 1961?!
Një marrëveshje e re si në vitin 1961? Gjermania dëshiron të rekrutojë punëtorë turq për të zgjidhur problemet e mëdha me mungesën e personelit në aeroporte.......

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas......

Inceneratori i Elbasanit, me çmim energjie - Pas përplasjeve me koncesionarin, ERE merr vendimin. Për zgjidhjen e “konfliktit” ndërhyri MIE!
Pas disa refuzimesh, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin, me të cilin do të shitet energjia elektrike që do të prodhohet nga djegia e mbetjeve në......

Si qeveria shqiptare po mban nivel të ulët inflacioni? - Shkaqet, subvencioni i çmimit të energjisë, paketa antikrizë dhe bordet e transparencës
Shqipëria është nder vendet me inflacionin me te ulet ne rajon. Nëse analizojmë të dhënat e INSTAT rezulton se inflacioni është ne nivelin 6,7%, ndërsa po ti......

Studimi/ Pse duhet të kesh të paktën 2 karriera profesionale!
Nuk është e pazakontë të takoni një avokat që do të donte të punonte në energji të rinovueshme, ose një zhvillues aplikacionesh që do të donte të shkruante......

Si të përmirësoni memorien tuaj? Këshilla nga një eksperte
Jim Kwik, një trajnere për memorien, beson se harresa mund të jetë e kushtueshme për sipërmarrësit. Për fat të mirë, parandalimi i harresës është më......

Kush është historia dhe çelësi i suksesit të Bill Gates?
Unë e kam ndjekur jetën e Bill Gejtsit në 3 dekadat e fundit. Në vitin 1992, si drejtor i “Ullstein Verlag”, botova biografinë e parë të miliarderit amerikan......