Bota Postuar më 4 Korrik 2022, 09:49

Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët preferojnë dollarin amerikan si aset të sigurtë

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të lartë në disa vite edhe gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po preferojnë asetet e sigurta, për shkak të shenjave të ngadalësimit të ekonomisë globale.

Në anën tjetër, euro po gjendet nën presion, pasi të dhënat në Eurozonë të publikuara të premten treguan se inflacioni u rrit në një nivel të ri rekord. Në këtë situatë, Banka Qendrore Europiane është e detyruar të rrisë normën bazë të interesit në takimin e këtij muaji.

Monedha europiane po tregtohet në mbi 1.04 USD, ndërsa në sesionin e së premtes ra deri në 1.0350 dollarë, niveli më i ulët në 5 vitet e fundit. Gjithsesi, volumi i tregtisë parashikohet të jetë i ulët për shkak të Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në rreth 105, shumë pranë nivelit më të lartë në dy dekadat e fundit.

Gjatë kësaj jave, investitorët po presin takimin e Rezervës Federale të Australisë dhe procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale në SHBA.

Gjithashtu, të premten do të publikohen edhe të dhënat mbi punësimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 19 mijë dollarëve, ndërsa ethereum në rreth në rreth 1040 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...