23 ankande bonosh dhe obligacionesh gjatë verës: 84 miliardë lekë. Hapen edhe dy ankande ‘buyback’!

Në tre muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare do të emetojë rreth 84 miliardë lekë bono dhe obligacione.
Referuar kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave, në muajin korrik janë planifikuar të zhvillohen 7 ankande bonosh dhe obligacionesh 3, 6 dhe 12 mujore. Po ashtu janë planifikuar të emetohen obligacione 10 vjeçare si dhe të bëhet rihapje obligacionesh 5 vjeçare. Në total, për muajin korrik vlera e ankandeve arrin në 24.5 miliardë lekë.
Në gusht janë planifikuar 6 ankande me një vlerë totale 30 miliardë lekë ndërsa në shtator 8 ankande me një vlerë totale 29.4 miliardë lekë.
Krahas këtyre ankandeve, janë planifikuar edhe dy ankande të tjera në korrik dhe në shtator për blerje mbrapsht të obligacioneve afatgjata që maturohen në vitin 2023.
Këto ankande janë pjesë e strategjisë së re të qeverisë për të ndjekur praktikën e blerjes mbrapsht dhe para kohe të disa obligacioneve afatgjata që maturohen vitin e ardhshëm , me qëllim që të përfitohen interesa më të mira në kushtet kur janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.
Synimi në këtë rast është ulja e presionit të borxhit në tregun e brendshëm dhe orientimi drejt titujve afatgjatë me qëllim përmirësimin e cilësisë së borxhit publik të Shqipërisë.
SCAN
Sondazh

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri në listën gri të 23 shteteve - Raporti i qershorit i FATF: Mungojnë procedimet penale konkrete, penalitetet për mosdeklarim të dhënash
FATF, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak......

Qershori, muaji i ‘mega-tenderëve’ të infrastrukturës! - 37 tenderë ‘transformues’, 8.5 miliardë lekë për infrastrukturën e turizmin
Muaji qershor rezulton të jetë një muaj i rëndësishëm për çeljen e fondeve për investime publike. SCAN ka përpunuar të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve......

Mbi 15 mijë përfitues nga nafta në bujqësi - Gati fondi prej 500 milionë lekësh të tjera për fermerët
Ndërkohë që çmimi i naftës është në rekordin historik, efekti negativ në sektorin e bujqësisë është amortizuar. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë për......

Pse bizneset kanë nevojë për chatbot - Gjithçka rreth teknologjisë që kishit frikë të implementonit!
Chatbot është një sistem automatik për komunikimin me klientët ose përdoruesit e shërbimeve. Me fjalë të tjera, është një robot që ndihmon konsumatorët të......

A duhet të llogaritet koha e udhëtimit si pjesë e ditës së punës?
Kur punonjësit e Apple shkruan një letër duke protestuar kundër politikës së kthimit në zyrë të kompanisë së tyre muajin e kaluar, ndër shqetësimet e tyre......

Një kokërr qershi shitet me një çmim rekord prej 300 dollarë!
Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh. Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në......

‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA: Rriten importet mes dy vendeve. Mallrat që kanë ndikuar më shumë
Vitet e fundit Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes tyre. Shqipëria ka......

‘Paratë e gjakut’: Tregtia e fshehtë e Europës me fosfatet siriane te drejtuara nga oligarku rus, mik i Putin!
Në janar, një anije mallrash që mbante flamurin e Hondurasit u zhduk nga sistemet ndërkombëtare të gjurmimit në brigjet e Qipros. Kur u rishfaq një javë më......