Bota Postuar më 4 Korrik 2022, 12:40

Në 1 kompani në 4 punohet dhe mbi 70 vjeç - Në vend mungon personeli i ri. Qeveria e konsideron situatë alarmante

Nga SCAN TV
Në 1 kompani në 4 punohet dhe mbi 70 vjeç - Në vend mungon

Në Japoni janë gjithnjë e më pak  të rinjtë që kërkojnë të punësohen e për këtë arsye kompanitë në vend po bëjnë të pamundurën për të mbajtur në punë personelin dhe pas moshës 70 vjec. Mosha e daljes në pension në vend është 65 vjec.

Në Japoni më shumë se një kompani në 4 u lejon nëpunësve që të punojnë dhe pas moshës 70 vjec. Vendimi për të mos nxjerrë në pension personelin më të moshuar nuk është rezultat i një strategjie të kompanisë, por përkundrazi është pasojë e një mungese gjithnjë e më alarmante të personelit të ri. Bëhet fjalë për një tendencë që është konsoliduar vit pas viti për shkak të reduktimit të natalitetit në vend. Por tashmë shifrat konfirmohen nga një raport zyrtar i ministrisë së punës.

Nga 230 mijë kompani japoneze të pyetura – të gjitha me më shumë se 21 nëpunës – 25.6% e tyre pohuan se kanë aktivizuar sisteme që të lejojnë nëpunësit të vazhdojnë të punojnë dhe pas moshës 70 vjec. 20% e kompanive u konfirmuan se nuk aplikojnë linja të ashpra sjelljes për të punësuarit në mënyrë që ata të vendosin në mënyrë të pavarur nëse duan ende të punojnë pas moshës së pensionit. 4% e kompanive ka anuluar cdo detyrim për zgjedhje dhe 2% e tyre ka rritur moshën e pensionit.

Nga ana tjetër dhe nga pikëpamja juridike këto veprime janë të ligjshme. Në prill të vitit 2021 u miratua një ligj që i detyron kompanitë të bëjnë cfarë është e mundur për të mbajtur në punë personelin deri në moshën 70 vjec. Pesë vjet më shumë se mosha e daljes në pension në vend që është e fiksuar në 65 vjec.

Sipas një raporti të institutit kombëtar të popullsisë dhe sigurisë sociale, brenda vitit 2053 japonezët do të jenë më pak se 100 milion në krahasim me 125 milion të regjistruar në vitin 2021. Të moshuarit do të përfaqësojnë 30% të popullsisë në vitin 2025, dhe 35.3% të saj në vitin 2040. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ka mesataren më të lartë të jetëgjatësisë: 84.3 vjec, tre vjet në shumë se mesatarja e vendosur nga të dhënat e organizatës.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=8RXv0rTDC1I

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat