Kaos në aeroportet e Europës: Pushimet e korrikut në rrezik! - Greva, anulimet e minutës së fundit dhe defektet teknike vështirësojnë situatën

Muaji korrik parashikohet të jetë shumë kaotik për sa i përket aeroporteve në Europë. Mijëra persona mund të mos udhëtojnë dot për shkak të anulimeve të minutës së fundit të fluturimeve, grevave të personelit dhe defekteve teknike.
Greva, anulime të minutës së fundit, defekte teknike. Në të gjithë Europën muaji i korrikut do të jetë vërtet kaotik për sa i përket fluturimeve. Parashikohen radhë shumë të gjata dhe vonesa. Pushimet e mijëra personave mund të rrezikohen.
Situata kaotike janë shënuar tashmë dhe të tjera paralajmërohen në aeroportet e vendeve të ndryshme europiane: nga Parisi në Londër e deri në Romë. Fluturimet rrezikohen për shkak të pandemisë së Covid. Kjo sepse në periudhën më të ashpër të pandemisë kompanitë ajrore reduktuan stafet dhe tashmë që situata i është rikthyer normalitetit mungon personelit dhe në disa kompani paralajmërohen protesta dhe greva.
Dy javët e fundit janë anuluar rreth 41 mijë fluturime. Anulimet do të vazhdojnë dhe do të arrijnë në shifrën 114 mijë mes korrikut, gushtit dhe shtatorit. Kompanitë që preken më shumë nga kjo situatë krize janë sidomos Lufthansa dhe ato që kontrollohen nga Eurowings, Swiss airlines, Brussels airlines e Austrian airlines, Ryanair, Easyjet, British Airways.
Në 17 korrik është parashikuar grevë nga shumë sindikata. Në Fiumicino të Italisë terminalet janë të mbipopulluara dhe radhët për të bërë check – in dhe për t’u ngjitur në avion janë të pafundme. Në Gjermani pasagjerët janë të detyruar të presin në radhë me orë të tëra për shkak të mungesës së personelit sidomos në sektorin e kontrollit. Në Spanjë janë grevat e personelit të Ryanair dhe Easyjet që po shkaktojnë situata kaotike. Janë të shumta fluturimet e anuluara në Francë. Dhe në aeroportet e Londrës, Amsterdam por dhe në ato të Portugalisë e Belgjikës por regjistrohen anulime të fluturimeve dhe vonesa.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=IVXu08btu-I

23 ankande bonosh dhe obligacionesh gjatë verës: 84 miliardë lekë. Hapen edhe dy ankande ‘buyback’!
Në tre muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare do të emetojë rreth 84 miliardë lekë bono dhe obligacione. Referuar kalendarit të publikuar nga Ministria e......

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri në listën gri të 23 shteteve - Raporti i qershorit i FATF: Mungojnë procedimet penale konkrete, penalitetet për mosdeklarim të dhënash
FATF, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak......

Qershori, muaji i ‘mega-tenderëve’ të infrastrukturës! - 37 tenderë ‘transformues’, 8.5 miliardë lekë për infrastrukturën e turizmin
Muaji qershor rezulton të jetë një muaj i rëndësishëm për çeljen e fondeve për investime publike. SCAN ka përpunuar të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve......

Mbi 15 mijë përfitues nga nafta në bujqësi - Gati fondi prej 500 milionë lekësh të tjera për fermerët
Ndërkohë që çmimi i naftës është në rekordin historik, efekti negativ në sektorin e bujqësisë është amortizuar. Referuar të dhënave zyrtare të Agjencisë për......

Pse bizneset kanë nevojë për chatbot - Gjithçka rreth teknologjisë që kishit frikë të implementonit!
Chatbot është një sistem automatik për komunikimin me klientët ose përdoruesit e shërbimeve. Me fjalë të tjera, është një robot që ndihmon konsumatorët të......

A duhet të llogaritet koha e udhëtimit si pjesë e ditës së punës?
Kur punonjësit e Apple shkruan një letër duke protestuar kundër politikës së kthimit në zyrë të kompanisë së tyre muajin e kaluar, ndër shqetësimet e tyre......

Një kokërr qershi shitet me një çmim rekord prej 300 dollarë!
Një qershi e vetme Aomori Heartbeat u shit në Japoni për një çmim rekord prej 300 dollarësh. Çmimi rekord për një qershi të ëmbël Aomori Heartbeat në......

‘Fishekzjarre’ në shkëmbimet tregtare Shqipëri-SHBA: Rriten importet mes dy vendeve. Mallrat që kanë ndikuar më shumë
Vitet e fundit Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes tyre. Shqipëria ka......