44 mijë qytetarë presin “punën ideale” - Më shumë se 1 vit në kërkim, gjysma e të papunëve janë mbi 45 vjeç

Në Shqipëri janë afro 84.400 individë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës. Shifrat i përkasin vitit 2021, bilanci i të cilit është ka përfdunduar së fundmi nga Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi.
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga SCAN TV, rezulton se nga kjo shifër totale, 43.900 prej tyre janë punëkërkues afatgjatë, që do të thotë se kanë një vit dhe më shumë në pritje të një vendi pune dhe ende nuk e kanë gjetur atë.
Ndërsa 27.576 trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë shumë motivim pë të gjetur një vend pune duke qenë se nuk duan të humbasin mbështetjen financiare nga shteti. Nga na tjetër, afro 7600 të papunë të regjistruar i përkasin komunitetit rom dhe egjyptian.
Duke e analizuar regjistrin e punëkëkruesve të papunë sipas moshës dhe arsimit, vihet re se rreth 47% e totalit të punëkërkuesve të papunë janë mbi 45 vjeç dhe 56% me arsim deri në 9 vjeçar, çka e vështirëson integrimin e në tregun e punës.
Kjo tendencë është me e theksuar në grupet e veçanta. Megjithatë ka edhe të papunë të cilët kanë përfunduar një shkollë të lartë por që nuk kanë mundur të integrohen direkt. Konkretisht nga bankat e univcersitetev regjistrohen afro 7800 të papunë, ndërsa mbi 24 mijë janë me arsim të mesëm te pëegjithshëm dhe 6800 me arsim profesionale.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=5OYlFj3d_dc
Sondazh

Industria në Gjermani drejt kolapsit - Sindikatat paralajmërojnë kaos për shkak të reduktimit të gazit rus
Unioni i Sindikatave në Gjermani ka paralajmëruar qeverinë se industria e të gjithë vendit është në prag kolapsi të përhershëm. Një gjë e tillë do të prekte......

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga......

10 njerëzit më të pasur në botë humbën 250 miliard dollarë - Shuma e humbur në gjysmën e parë të këtij viti
250 miliard euro është shuma që 10 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur në gjysmën e parë të këtij viti. Humbja, e barabartë me rreth 1.2% të ekonomisë së......

Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend
Murtaja e merimangave ka detyruar autoritetet në Australi që të shfarosin dhjetëra miliona bletë në mënyrë që të frenojnë përhapjen e saj. Ekspertët shprehen......

Në 1 kompani në 4 punohet dhe mbi 70 vjeç - Në vend mungon personeli i ri. Qeveria e konsideron situatë alarmante
Në Japoni janë gjithnjë e më pak të rinjtë që kërkojnë të punësohen e për këtë arsye kompanitë në vend po bëjnë të pamundurën për të mbajtur në punë......

Kaos në aeroportet e Europës: Pushimet e korrikut në rrezik! - Greva, anulimet e minutës së fundit dhe defektet teknike vështirësojnë situatën
Muaji korrik parashikohet të jetë shumë kaotik për sa i përket aeroporteve në Europë. Mijëra persona mund të mos udhëtojnë dot për shkak të anulimeve të......

23 ankande bonosh dhe obligacionesh gjatë verës: 84 miliardë lekë. Hapen edhe dy ankande ‘buyback’!
Në tre muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare do të emetojë rreth 84 miliardë lekë bono dhe obligacione. Referuar kalendarit të publikuar nga Ministria e......

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri në listën gri të 23 shteteve - Raporti i qershorit i FATF: Mungojnë procedimet penale konkrete, penalitetet për mosdeklarim të dhënash
FATF, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak......