Bota Postuar më 4 Korrik 2022, 12:49

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë

Nga SCAN TV
Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi

Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë. I pari që reagoi ndaj deklaratës ishte miliarderi Xhef Bezos i cili tha se ndoshta Shtëpia e Bardhë nuk e kishte të qartë se çfarë do të thotë inflacion

Shtëpia e Bardhë kritikoi Jeff Bezos pasi miliarderi themeluesi i Amazon akuzoi Presidentin Joe Biden se nuk e kuptonte pse çmimet e gazit janë të larta. Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter, kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi tregtarët e gazit se po përfitonin nga lufta në Ukrainë duke vendosur çmime të larta të panevojshme të gazit. Ai shtoi se kjo është një kohë lufte dhe rreziku global,"duke iu bërë apel që të ulin menjëherë cmimet.

Bezos iu përgjigj në mënyrë kritike presidentit, po me anë të një mesazhi në Tuiter. Miliarderi tha se inflacioni është një problem shumë i rëndësishëm për Shtëpinë e Bardhë e cila me sa duket nuk e kupton qartë dinamikën bazë të tregut.

Shtëpia e Bardhë reagoi sërish duke shtuar se cmimet e naftës janë ulur me rreth 15 dollarë gjatë muajit të kaluar, por çmimet në pikat e karburantit po ulen me ritme shumë të ngadalta dhe se kjo nuk është 'dinamika bazë e tregut'.

Duke iu drejtuar Bezos deklarata shtonte se nuk është për t’u habitur që ai mendonte se kompanitë e naftës dhe gazit që përdorin fuqinë e tregut për të korrur fitime rekord në kurriz të popullit amerikan japin shembullin se si duhet të funksionojë ekonomia amerikane.

Biden fajëson luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kompanitë e naftës dhe gazit për inflacionin rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por dhe për kostot e larta të energjisë. Ai u takua gjithashtu me CEO të kompanive të naftës për t'i inkurajuar ata të bëjnë më shumë për të ulur çmimet e gazit.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=fyUq-FH1VBM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat