Industria në Gjermani drejt kolapsit - Sindikatat paralajmërojnë kaos për shkak të reduktimit të gazit rus

Unioni i Sindikatave në Gjermani ka paralajmëruar qeverinë se industria e të gjithë vendit është në prag kolapsi të përhershëm. Një gjë e tillë do të prekte mbi 300 mijë vende pune por dhe do të kishte pasoja në ekonominë e vendit. Ministri gjerman i ekonomisë Habek u shpreh se si pasojë e reduktimit të furnizimeve me gaz rus, sektori i industrisë është i pari që do të duhet ta racionojë
Industria në Gjermani është drejt kolapsit të plotë për shkak të reduktimit të furnizimit me gaz nga ana e Rusisë. Deklarata e fortë është bërë nga unioni i sindikatave në vend. Sipas kësaj deklarate industri të tëra rrezikojnë një kolaps të përhershëm pasi mungojnë lëndë si: alumini, qelqi dhe cdo gjë që i nevojitet industrisë kimike. Sipas Unionit të Sindikatave të vendit një kolaps i tillë do të kishte pasoja shumë të rënda për të gjithë ekonominë dhe vendet e punës në Gjermani.
Industria kimike, që punëson rreth 346 mijë persona, është industria e tretë më e madhe në Gjermani sipas agjencisë vendore për promovimin e investimeve Trade&Invest.
Gjermania, ekonomia më e madhe në Europë, është e varur nga gazi që vjen nga Rusia, që përbën 35% të importit. Centrali industrial importon pothuajse të gjithë gazin natyror që përdor, i cili përbën rreth një të katërtën e sasisë totale të energjisë në vend, sipas ministrisë së ekonomisë.
Kriza energjetike e vendit tashmë po e çon inflacionin në nivele rekord, gjë që kërcënon stabilitetin social, sipas ekspertëve të sektorit. Gjigandi shtetëror rus i gazit Gazprom ka reduktuar tashmë flukset e gazit në Gjermani përmes tubacionit kryesor Nord Stream 1 me 60% nga muaji i kaluar, duke e arsyetuar me një bllokim të të pajisjeve për mirëmbajtjen e tij në Kanada, si rezultat i sanksioneve për luftën në Ukrainë.
Berlini është i shqetësuar se situata mund të përkeqësohet pas mbylljes së planifikuar të tubacionit për mirëmbajtje nga 11 korriku deri më 21 korrik. Ministri i ekonomisë i Gjermanisë Robert Habeck tha javën e kaluar se flukset e gazit natyror mund të mos rifillojnë pas punimeve të planifikuara, gjë që nga ana tjetër do të ndikojë në ruajtjen e rezervave përpara stinës së dimrit, kur dhe kërkesa rritet.
Habeck u shpreh se situata e krijuar nuk ka të bëjë me vendime të çrregullta, por me luftë ekonomike, krejtësisht racionale dhe shumë e qartë.
Gjermania kaloi në fazën e dytë të planit të saj prej tre pjesësh të gazit emergjent muajin e kaluar pasi Rusia ngadalësoi furnizimet në vend. Nëse situata përkeqësohet, vendi mund të fillojë racionimin e gazit natyror në planin e fundit me tre faza, siç përshkruhet nga ministria e ekonomisë gjermane.
Sipas planit të emergjencës të vendit, industria do të ishte e para në linjë për reduktimet e furnizimit. Lëvizja mund të shkatërrojë ekonominë dhe të çojë në humbje të vendeve të punës, sipas drejtuesve të biznesit dhe sindikatave gjermane.
Habeck tha se racionimi i gazit natyror ka të ngjarë të prekë fillimisht fabrikat që nuk janë të lidhura me rrjetet e banimit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=l5P3iENpKuw
Sondazh

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga......

10 njerëzit më të pasur në botë humbën 250 miliard dollarë - Shuma e humbur në gjysmën e parë të këtij viti
250 miliard euro është shuma që 10 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur në gjysmën e parë të këtij viti. Humbja, e barabartë me rreth 1.2% të ekonomisë së......

Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend
Murtaja e merimangave ka detyruar autoritetet në Australi që të shfarosin dhjetëra miliona bletë në mënyrë që të frenojnë përhapjen e saj. Ekspertët shprehen......

Në 1 kompani në 4 punohet dhe mbi 70 vjeç - Në vend mungon personeli i ri. Qeveria e konsideron situatë alarmante
Në Japoni janë gjithnjë e më pak të rinjtë që kërkojnë të punësohen e për këtë arsye kompanitë në vend po bëjnë të pamundurën për të mbajtur në punë......

Kaos në aeroportet e Europës: Pushimet e korrikut në rrezik! - Greva, anulimet e minutës së fundit dhe defektet teknike vështirësojnë situatën
Muaji korrik parashikohet të jetë shumë kaotik për sa i përket aeroporteve në Europë. Mijëra persona mund të mos udhëtojnë dot për shkak të anulimeve të......

23 ankande bonosh dhe obligacionesh gjatë verës: 84 miliardë lekë. Hapen edhe dy ankande ‘buyback’!
Në tre muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare do të emetojë rreth 84 miliardë lekë bono dhe obligacione. Referuar kalendarit të publikuar nga Ministria e......

Pastrimi i parave, Shqipëria përsëri në listën gri të 23 shteteve - Raporti i qershorit i FATF: Mungojnë procedimet penale konkrete, penalitetet për mosdeklarim të dhënash
FATF, Task Forca Evropiane për Veprimin Financiar, ka vendosur Shqipërinë në listën e shteteve nën mbikëqyrje të shtuar për rrezikun e pastrimit të parave, pak......

Qershori, muaji i ‘mega-tenderëve’ të infrastrukturës! - 37 tenderë ‘transformues’, 8.5 miliardë lekë për infrastrukturën e turizmin
Muaji qershor rezulton të jetë një muaj i rëndësishëm për çeljen e fondeve për investime publike. SCAN ka përpunuar të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve......