Bujqësia 2030, ministri Salla: Ky është buxheti i antarësimit në BE

Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka qenë i pranishëm sot në punimet e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku ka dhënë detajet e buxhetit të vitit që vjen për këtë sektor. Ai e cilësoi buxhetin një mbështetje për anëtarësimin e vendit në BE. Në vijim fjala e ministrit Salla:
I nderuar Kryetar,
Të nderuar deputetë,
Sot para jush paraqesim një buxhet që fuqizon bujqësisë shqiptare. Për vitin 2026 është akorduar shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë prej 16.3 mld lekë për këtë sektor prioritar.
Ky është një buxhet që mbron fermerin, forcon konsumatorin dhe afron Shqipërinë me standardet e BE.
Në 10 vitet e fundit mbështetja e qeverisë dedikuar sektorit bujqësor ka ardhur gjithënjë në rritje dhe ka bërë të mundur ruajtjen e dinamikës pozitive. Kjo tregohet nga shifrat zyrtare,
Eksportet agro-ushqimore kanë arritur në 53,2 mld lekë në vitin 2024.
Për 9-mujorin e këtij viti eksportet kanë arritur 41,4 miliardë lekë ose 7,4% më shumë se 9 mujori i vitit i një viti më parë.
Kjo s’është rastësi: skemat e mbështetjes janë zgjeruar nga 11 mijë përfitues në mbi 71 mijë fermerë e agropërpunues. Kjo do të thotë formalizim, dinjitet pune dhe besim te shteti.
Sot sektori i bujqësisë është në një fazë të re zhvillimi.
Ky zhvillim vjen nga më shumë sipërfaqe të ujitura, më shumë fonde investimi dhe më shumë qendra grumbullimi por ne duhet të ecim përpara për hapin e radhës atë të përgatitjes për anëtarësimim në BE.
E pikërisht ky buxhet e vendos bujqësinë shqiptare në shinat e anëtarësimit.
Për herë të parë e shoqërojmë buxhetin me masa fiskale në një qasje të vetme që krijon efekt të shumëfishtë në zinxhirin e vlerës —nga prodhimi, te grumbullimi e përpunimi . Kalohet nga subvencioni, te rezultati i matshëm në konkurrueshmëri, siguri ushqimore dhe eksport.
Për vitin 2026 vetëm investimet e brendshme në total për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural janë rritur me 31.8%.
Konkretisht në fushën e sigurisë ushqimore kemi rritje me +79.5% ku do të investojmë për fuqizimin e kapaciteteve laboratorike për të garantuar kontrollin e prodhimit të brendshem dhe atij të importit me qëllim analizimin në kohë dhe efikas të produkteve përgjat të gjithë zinxhirit.
Po kështu ka rritje të ndjeshme dhe në investimet e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit me +36%.
Rehabilitimi 100% i sipërfaqes së ujitëshme prej 360 mijë ha është një prej objektivave kryesore për Shqipërinë 2030.
Ujitja, kullimi dhe mbrojtja nga përmbytjet marrin mbi 3.6 mld lekë (+26.4%).
Çdo kanal i pastruar, çdo hektar i ujitur është prodhim real, çmim më i qëndrueshëm dhe më pak risk për fermerin. Kjo është politika jonë e qëndrueshmërisë: investime që kthehen në rendiment dhe të ardhura në familjet rurale.
Ndërkohë në kuadër të investimeve të brendshmë për Zhvillimi Rural kemi një rritje prej 27% ose 7.7 mld lekë vlerë e cila përllogaritet në 47.5% e buxhetit.
Ky nuk është thjesht një plan shpenzimesh, por një vizion i qartë i cili bazohet në këto parime:
Formalizon dhe fuqizon ekonominë bujqësore
I cili është një element thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit. Ky proces lidhet ngushtësisht me sigurinë ushqimore, gjurmueshmërinë e prodhimit dhe rritjen e të ardhurave fiskale .
Në 2026, ne lidhim faturën me përfitimin, standardin me tregun dhe buxhetin me akreditimin.
Vendosim parimin “faturo dhe përfito”:
Me politikën që Qeveria ka miratuar “faturo dhe përfito”, me 10% kompensim TVSH-je për shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT.
Kjo sjell formalizim, gjurmueshmëri dhe akses real në kredi e sigurime.
Kushti është i thjeshtë dhe i drejtë: sa herë që shet me faturë, aq herë ke akses në mbështetje.
Kjo skeme i mëson fermerët të prodhojnë sot me rregullat që do të gjejnë nesër në BE pra formalizim, faturim, gjurmueshmëri, standarde cilësie dhe sigurie ushqimore .
Instrumentet të tjerë si fondi i garancisë ka hapur kredi të buta për prodhimin bujqësor dhe agrobiznesin , duke shumëzuar çdo lek publik me investim privat.
Garancia sovrane i mundëson aktorëve të sektori kredi me normë interesi 2% si pjesë e fondit të vënë në dispozicion prej 250 milion Euro nga Banka e Shqipërisë.
Kjo mbështetje me vlerë 3 miliard lekë do të rinovohet edhe për vitin 2026.
Integrimi që Matet me Standard
Kapitujt 11, 12 dhe 13 kërkojnë gjurmueshmëri, cilësi dhe kontrolle zyrtare.
Ne po investojmë në agjencitë, laboratorët dhe sistemet e pagesave për t’u akredituar plotësisht dhe për ta bërë “nga ferma në tavolinë” jo vetëm slogan, por realitet të verifikueshëm.
Në këtë vizion, qeveria shqiptare synon të arrijë jo vetëm anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe të ndërtojë një model bujqësie moderne, të qëndrueshme dhe konkurruese, që rrit prodhimin vendas, hap tregje të reja eksporti dhe gjeneron më shumë punësim e mirëqenie për familjet shqiptare.
Çdo qindarkë shkon te gjurmueshmëria, kontrollet zyrtare dhe cilësia.
Financojmë 1.3 mld lekë për sistemet AJAKS dhe ELPIAJES, organizimin e tregjeve, informacionin e çmimeve dhe FADN, si edhe 1.1 mld lekë i përfitojmë nga projektet me donatorët.
Qëllimi jonë është akreditim i plotë dhe standarde të verifikueshme “nga ferma në tavolinë”.
- Ujë dhe Tokë në Shërbim të Prodhimit
Ujitja–kullimi–mbrojtja nga përmbytjet ka një buxhet mbi 3.6 mld lekë ose një rritje prej +26% krahasuar me vitin paraardhës.
Nga ky buxhet total 2.5 mld lekë do të shkojnë për investime në këtë sektor nga të cilat:
1.5 mld lekë për ujitje nga të cilat 1 mld do ti akordohen bashkive;
250 mln lekë për rikonstruksionin e hidrovore
815 mln lekë argjinatura
Shpenzimet në kuadër të këtij program kapin shumën prej 1 mld mln lekë për mirëmbajtjen rutinë dhe persiodike të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Me investimet e parashikuara për vitin 2026 ne synojmë të shtojmë sipërfaqen e ujitshme me 10,000 ha. Impakt ky i prekshëm dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e prodhimit bujqësor.
Gjithashtu do të rehabilitojmë 10 km argjinaturë për mbrojtjen e tokës bujqësore nga përmbytja.
Në sektorin e kullimit investimet do të shkojnë kryesisht për rehabilitimin e Hidrovorit të Orikumit dhe ai i Vlorës nëpërmjet të cilit do të përmirsojmë kullimin e 500 ha tokë.
- Zhvillim Rural si Motor Investimesh
Zhvillimi rural arrin ≈7.7 mld lekë.
Në qendër qëndron Skema Kombëtare e cila ndërtohet mbi rritjen e prodhimit dhe potencialeve të tregjeve.
5.2 miliard lekë shkojnë për pagesa direkte dhe grante investimi për ferma, për forcimin e zinxhirit të vlerës dhe agroturizmin. Kjo vlerë është 16% më shumë se buxheti fillestar i vitit 2025.
Thirrja e fundit për investime në ferma, linja përpunimi dhe agroturizëm pati më shumë se 800 aplikime të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në vitin 2026.
Kështu kjo skemë do të injektojë në modernizimin e sektorit gjatë vitit në vijim së paku 2 miliard lekë.
- Dija që Ulet në Parcelë
Për këshillimim bujqësor janë parashikuat ≈819 mln lekë ( ose +8.2% me shumë) ku do të financohen 5 QTTB dhe 4 AREB për të ofruar asistencë teknike falas tek fermerët.
Gjithashtu do të dorëzojmë 64 karta të reja teknologjike përgjat vitit 2026–2028 të cilat do të ofrojnë mënyrat e avancuara të kultivimit të variteteve të ndryshme dhe mënyrat e perdorimit të teknologjive të reja në bujqesi sic është mbrojtja biologjike që ka për qëllim reduktimin e përdorimit të pesticideve dhe përdorimin e agjentëve biologjik për mbrotjen e bimëvë në sera.
Trajnojmë 225 specialistë/vit dhe synojmë të informojmë >100,000 fermerë.
Ky angazhim përkthehet në produktivitet dhe ulje kostosh.
Siguri Ushqimore: Kontratë me Qytetarin, Pasaportë për Eksport
Programi i sigurisë ka një vlerë prej 2,9 miliard lekë për vitin 2026 ose një rritje prej 12,1%
Kemi rritur me pothuaj 80% investimet e brendshme të cilat do të përkthehen në më shumë laborator, më shumë analiza të akredituara më shumë siguri ushqimore, me produkte më pranë BE,
Forcojmë ISUV dhe 7 laboratorët rajonalë; zgjerojmë analizat e akredituara; vendosim kontroll zyrtar me mbulim kombëtar; hapim 6 pika të reja inspektimi kufitar; përmbyllim paketën ligjore (Kontrollet Zyrtare, PMB, OMGJ).
Gjurmueshmëria përgjat zinxhirit garanton besim te konsumatori dhe akses në tregjet e BE-së.
- Ekonomia Blu: Standard, Punësim, Eksport
Rrisim financimin e peshkimit dhe akuakulturës me ≈+10%.
Në 2026 nis thellimi i Kanalit të Vivarit; prodhimi i rasatit arrin ≈2 milion copa/vit për ripopullim e biodiversitet.
Objektivi: prodhim më i lartë, eksporte më të qëndrueshme, punë të ligjshme me gjurmueshmëri europiane.
- Kohezion Social e Territorial duke përfshirë rinië dhe Gratë
Buxheti hap dyert për të rinjtë në bujqësi, fuqizon gratë sipërmarrëse dhe kthen diasporën në urë investimesh.
Vendosim investimet atje ku ndikimi te rendimenti dhe të ardhurat familjare është më i madh—kohezion territorial dhe mundësi të barabarta.
Të nderuar deputet,
Ky është buxheti i anëtarësimit. Jemi në një moment me rëndësi të veçantë të zhvillimit të politikave bujqësore drejt procesit të integrimit në BE, duke u fokusuar në angazhimet serioze të ndryshimeve ligjore që rrjedhin nga kapitujt 11,12 dhe 13 por jo vetëm.
Bujqësia “2030” është një vizion kombëtar që shkon përtej sektorit bujqësor – është një projekt zhvillimi ekonomik, social dhe integrues për Shqipërinë e dekadës së ardhshme.
Të arrijmë 1 miliard USD eksporte bujqësore—me peshë kryesore perimet, frutat, bimët mjekësore e aromatike, peshku/akuakultura dhe produktet e përpunuara në vend.
Rehabilitimi 100% i sipërfaqes së ujitëshme prej 360 mijë ha.
Të nxisim investime në agropërpunim dhe në qendrat e tregtimit, që produkti shqiptar të shkojë më shpejt e më mirë te tregut.
Të rrisim nivelin e sigurisë ushqimore dhe të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve e bimëve, me masa të qarta dhe të lidhura mes tyre.
Të garantojmë gjurmueshmëri të plotë “nga ferma në tavolinë”, duke forcuar sistemet e digjitalizuara të informacionit.
Por jo vetem, ne do te ndërmarrim te githe hapat e nevojshem ligjore dhe insitucional qe profesioni i agronomit te njihet si profesion i rregulluar, me akreditim e licensim, duke i dhene ketij titulli vleresimin dhe rendesine qe mertion.
Prandaj të nderuar deputet ju ftoj ta miratojmë këtë buxhet do të thotë të zgjedhim prodhimin, cilësinë dhe eksportet.
Të zgjedhim që bujqësia shqiptare të ecë përpara, me ritmin dhe standardet e Evropës .
Faleminderit.
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i......
Mbyllja e grupkapitujve, sfida e radhës për vendin - Sa të përparuar jemi në secilën prej fushave?
Shqipëria ka kaluar një tjetër fazë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shënuar hapjen e negociatave edhe për grupkapitullin e fundit të......
Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te paketa fiskale, kemi instrumente të rëndësishme për inovacion
Këtë të hënë, nisi një nga aktivitetet më të rëndësishmë të bizneseve dhe start up-eve, java e sipërmarrjes. Në nisje të kësaj saj, ministrja e Ekonomisë dhe......
Ulet pragu për pagesat CASH - Miratohet dhe rivlerësimi i pronave me 5%, gati çmimet e reja të referencës
Një nga shtyllat e Paketës Fiskale 2026 është ulja e përdorimit të parasë cash, teksa projektligji parashikon 4 masa që parashikohet të sjellin transaksione......
Balluku mbledh Emergjencat Civile: Pritet përkeqësim i motit, masa për menaxhimin e situatës
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri në një takim koordinues strukturat e Agjencisë Kombëtare të......
Ekonomia e BE u “reziston” tarifave amerikane - Parashikohet rritje prej 1.4%. Spanja dhe Polonia udhëheqin bllokun
Ekonomia e BE-së pritet të zgjerohet me 1.4 për qind këtë vit, kryesisht për shkak të rritjes së Polonisë dhe Spanjës. Të dhënat vijnë nga parashikimet e......
Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë/ 31.7% më shumë vizitorë, zonat bregdetare më të preferuarat
Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit......





