Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2022, 14:12

Detajet/ Si do prodhohet kanabisi mjekësor në Shqipëri - Sipërfaqja që do mbillet 150 hektarë. Jepen 15-30 licenca

Nga SCAN TV
Detajet/ Si do prodhohet kanabisi mjekësor në Shqipëri -

Mnisma për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri parashikon se sipërfaqja maksimale për kultivim do të jetë 150 hektarë. Por sa licenca parashikohet të jepen në total dhe kush do mund t’i marrë ato?

Shqipëria ka ndërmarrë nismën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Nisma ligjore që është në proces konsultimi publik, parashikon në mënyrë të detajuar procedurat se si do të veprohet me licencimin dhe kultivimin e kanabisit mjekësor pas datës 1 janar 2023.

Në total, është parashikuar që në Shqipëri sipërfaqja maksimale që do të kultivohet të jetë 150 hektarë.

Për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore parashikohet të jepen disa licenca. Një individ mund të marrë më shumë se 1 të tillë. Sipërfaqja e njësisë së licencës së aktivitetit nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë. 1 individ, mund të aplikojë për më shumë se 1 licencë me kushtin që njësitë të jenë kufitare me njëra-tjetrën.

Në këtë mënyrë, Shqipëria do të mund të japë minimalisht 15 licenca ose maksimalisht 30 të tilla, për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Një ndër pikat e rëndësishme të nismës është se për të aplikuar për licencë kultivimi kanabisi, aplikanti duhet të ketë eksperiencë në kultivimin, prodhimin e përpunimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore, një kusht që duket përjashtues për aplikantët lokalë.

Po ashtu, një kusht tjetër është që aplikanti ose ortaku i tij, duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të kanabisit në një nga vendet e OECD-së dhe të ketë edhe certifikatë nga Agjencia Europiane e Barnave ose Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat