Pas suksesit në pandemi, Amazon mbyll magazinat - Kompania shpenzoi miliarda dollarë për dyfishimin e përmasave të rrjetit

Amazon është detyruar të anulojnë ndërtimin e magazinave të reja si dhe të mbyllë disa nga ato ekzistuese për shkak të uljes së nivelit të shitjeve on line. Sipas ekspertëve kjo ndodh dhe për shkak të inflacionit, pasi njerëzit kursejnë duke preferuar të shpenzojnë për karburant apo udhëtime
Pasi shpenzoi miliarda për dyfishimin e përmasave të rrjetit të shpërndarjes gjatë pandemisë, Amazon tashmë ndodhet në një situatë të rrezikshme.
Në tremujorin e parë të vitit 2022. Gjiganti i e-commerce regjistroi një humbje neto prej 3.8 miliard dollarësh pasi regjistroi një fitim prej 8.1 miliard dollarësh në tremujorin e parë të vitit 2021. Kjo përfshin dhe 6 miliard dollarë shpenzime shtesë, pjesa më e madhe e të cilave ka shkuar në rrjetin e shpërndarjes.
Drejtuesi financiar i Amazon, Brian Olsavsky, deklaroi se kompania ka zgjedhur të shtrijë rrjetin e magazinave duke u mbështetur në pritshmëritë e larta për rritjen e kërkesës. Por deri tani, këtë vit, këtë vit ka anuluar ose ka shtyrë planet për të paktën 16 struktura të programuara.
Ai shtoi se aktualisht ekziston një kapacitet i tepërt në rrjet, i cili duhet shfrytëzuar. Për këtë arsye janë reduktuar pritshmëritë për ndërtime të reja. Shumë vendime për këto ndërtime u morën 18 deri në 24 muaj më parë, që do të thotë se ka kufizime mbi të cilat mund të kryhen modifikime në gjysmën tjetër të këtij viti.
Suksesi i shitjeve online, sidomos nëpërmjet Amazon, ka përfunduar dhe parashikimet rezultuan të tepruara në krahasim me realitetin.
Sipas Zyrës së Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shitjet me pakicë të tregtisë elektronike në tremujorin e parë të 2022 u rritën me 2.4%, krahasuar me tremujorin e fundit të 2021. Por shitjet e tregtisë elektronike si përqindje e shitjeve totale me pakicë, në fakt ranë pak në baza tremujore.
Në mars, shitjet e e-commerce ranë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërsa shitjet tradicionale u rritën, sipas Mastercard SpendingPulse. Kjo nuk kishte ndodhur që nga fillimi i pandemisë dhe shënoi rënien e parë vjetore në shpenzimet online që nga viti 2013.
Ngadalësimi mund t'i atribuohet disa faktorëve. Shumë veta theksojnë inflacionin si fajtorin kryesor: me më pak të ardhura të disponueshme, blerësit përpiqen të kursejnë duke shpenzuar më pak në internet, duke i ndarë paratë e tyre për gjëra të tilla si udhëtimet dhe karburantet.
SCAN

Detajet/ Si do prodhohet kanabisi mjekësor në Shqipëri - Sipërfaqja që do mbillet 150 hektarë. Jepen 15-30 licenca
Mnisma për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri parashikon se sipërfaqja maksimale për kultivim do të jetë 150 hektarë. Por sa licenca parashikohet të......

Kapitali shqiptar, rekord në sektorin bankar: Ngjitet pranë 25% në vitin 2021, dhjetë vjet më parë ishte vetëm 7.8%!
Të dhënat më të fundit zyrtare, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, pesha a kapitalit aksioner shqiptar në sektorin bankar është ngjitur......

44 mijë qytetarë presin “punën ideale” - Më shumë se 1 vit në kërkim, gjysma e të papunëve janë mbi 45 vjeç
Në Shqipëri janë afro 84.400 individë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës. Shifrat i përkasin vitit 2021, bilanci i të cilit është ka......

Industria në Gjermani drejt kolapsit - Sindikatat paralajmërojnë kaos për shkak të reduktimit të gazit rus
Unioni i Sindikatave në Gjermani ka paralajmëruar qeverinë se industria e të gjithë vendit është në prag kolapsi të përhershëm. Një gjë e tillë do të prekte......

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga......

10 njerëzit më të pasur në botë humbën 250 miliard dollarë - Shuma e humbur në gjysmën e parë të këtij viti
250 miliard euro është shuma që 10 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur në gjysmën e parë të këtij viti. Humbja, e barabartë me rreth 1.2% të ekonomisë së......

Australia po shfaros miliona bletë - Lëvizja për të shpëtuar industrinë e mjaltit në vend
Murtaja e merimangave ka detyruar autoritetet në Australi që të shfarosin dhjetëra miliona bletë në mënyrë që të frenojnë përhapjen e saj. Ekspertët shprehen......

Në 1 kompani në 4 punohet dhe mbi 70 vjeç - Në vend mungon personeli i ri. Qeveria e konsideron situatë alarmante
Në Japoni janë gjithnjë e më pak të rinjtë që kërkojnë të punësohen e për këtë arsye kompanitë në vend po bëjnë të pamundurën për të mbajtur në punë......