Europa Postuar më 5 Korrik 2022, 10:00

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Vijon optimizmi, tregjet presin punësimin në SHBA për qershorin

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Vijon optimizmi, tregjet presin

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përpiqen të lenë pas disa javë me luhatje të mëdha. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Edhe Wall Street pritet të hapet në rritje në sesionin e sotëm, që është i pari për këtë javë, pasi të hënën ishte pushim me rastin e Ditës së Pavarësisë në SHBA.

Investitorët po presin edhe procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale për të mësuar më tepër detaje mbi rrugën e politikave monetare. Investitorët po presin edhe disa të dhëna të tjera, sidomos punësimi në SHBA për qershorin.

Analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 250 mijë vende të reja pune, nga 390 mijë në maj, ndërsa norma totale e papunësisë do të mbetet e pandryshuar në 3.6%.

Edhe bursat në rajonin e Azi-Paqësorit janë mbyllur në rritje në sesionin e sotëm, pavarësisht vendimit të Bankës Qendrore të Australisë për të rritur normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat