Gjermania regjistron shifra rekord të kostos së jetesës dhe inflacionit – Scholz: Rritja e çmimeve është mjaft shqetësuese!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz u kërkoi qytetarëve që t‘i përballojnë së bashku problemet ekonomike të vendit, sepse inflacioni në ekonominë gjermane vazhdon të mbetet i lartë. Në video podkastin e tij javor kancelari Scholz pranoi se rritja e çmimeve po shqetëson shumë qytetarë në Gjermani dhe u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin dhe mbështesin njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave të fundit çmimet në qershor u rritën me 7.6% krahasuar me një vit më parë, dhe Scholz tha se do të organizojë një takim ekspertësh për të trajtuar krizën e kostove të jetesës. Kancelari tha se për këtë takim ka ftuar sindikatat, punëdhënësit, përfaqësues të Bankës Qendrore (Bundesbank) dhe akademikë.
Fushata e quajtur "Veprim i Koncentruar" kujton përpjekje të ngjashme të ish-kancelarëve të Gjermanisë Perëndimore në vitet 1960 dhe 1970.
Rritje e përhershme pagash apo një shtesë vjetore
Ekonomistë dhe politikanë kanë hedhur ditët e fundit disa ide për të lehtësuar barrën e kostove mbi qytetarët. Ministri i Punës, Hubertus Heil, hodhi idenë e pagimin të një shtese vjetore për beqarët që fitojnë më pak se 4,000 euro bruto në muaj dhe për të martuarit që fitojnë më pak se 8,000 euro së bashku.
Rritja e çmimeve shqetëson shumë qytetarë në Gjermani
Ekspertët e Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) thanë se pagimi i njëhershme i një shtese vjetore ofron vetëm lehtësim të përkohshëm. "Vetëm paga më të larta dhe përfitime sociale mund të kompensojnë në mënyrë të qëndrueshme dëmin ndaj qytetarëve me të ardhura të mesme dhe të ulëta," tha presidenti i DIW, Marcel Fratzscher për agjencinë e lajmeve dpa.
Politikania social-demokrate, Saskia Esken, kërkoi rritjen e ndihmave dhe mbështetjes sociale në përshtatje me rritjen e inflacionit. Përveç kësaj ajo kërkoi edhe një ngritje të ndjeshme dhe të përhershme të pagave, veçanërisht të pagave të ulëta.
Ekspertja ekonomike e partisë CDU, Julia Klöckner, bëri thirrje për uljen e përhershme të taksave, ndër të tjera ato mbi energjinë.
Inflacioni i lartë në Gjermani u përkeqësua nga pushtimi rus i Ukrainës. Krye-ekonomisti i DekaBank, Ulrich Kater, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk mendon se çmimet do të ulen në një të ardhme të afërt. Kater tha se "deri në fund të vitit duhet të llogarisim me një rritje inflacioni deri në rreth 7%”. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit/ Dobësohet Paundi ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten!
Dollari amerikan është shfaqur i qëndrueshëm mëngjesin e sotëm pasi ën raport me ditën e djeshme është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 114.1 lekë......

'Punësuar në 24 orë' - Hotelet më të mira në Europë rekrutojnë staf të pakualifikuar për të mbushur mungesat
Zinxhirët e hoteleve më të mëdhenj evropianë po punësojnë punëtorë pa përvojë, apo edhe pa një CV, pasi drejtuesit pranojnë se për vite me rradhë, paga e ulët......

Pas suksesit në pandemi, Amazon mbyll magazinat - Kompania shpenzoi miliarda dollarë për dyfishimin e përmasave të rrjetit
Amazon është detyruar të anulojnë ndërtimin e magazinave të reja si dhe të mbyllë disa nga ato ekzistuese për shkak të uljes së nivelit të shitjeve on line.......

Detajet/ Si do prodhohet kanabisi mjekësor në Shqipëri - Sipërfaqja që do mbillet 150 hektarë. Jepen 15-30 licenca
Mnisma për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri parashikon se sipërfaqja maksimale për kultivim do të jetë 150 hektarë. Por sa licenca parashikohet të......

Kapitali shqiptar, rekord në sektorin bankar: Ngjitet pranë 25% në vitin 2021, dhjetë vjet më parë ishte vetëm 7.8%!
Të dhënat më të fundit zyrtare, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, pesha a kapitalit aksioner shqiptar në sektorin bankar është ngjitur......

44 mijë qytetarë presin “punën ideale” - Më shumë se 1 vit në kërkim, gjysma e të papunëve janë mbi 45 vjeç
Në Shqipëri janë afro 84.400 individë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës. Shifrat i përkasin vitit 2021, bilanci i të cilit është ka......

Industria në Gjermani drejt kolapsit - Sindikatat paralajmërojnë kaos për shkak të reduktimit të gazit rus
Unioni i Sindikatave në Gjermani ka paralajmëruar qeverinë se industria e të gjithë vendit është në prag kolapsi të përhershëm. Një gjë e tillë do të prekte......

Rritja e çmimeve, ‘sherr’ Biden vs Bezos - Presidenti akuzoi tregtarët e gazit se po përfitojnë nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Biden kritikoi tregtarët e gazit në vend duke thënë se nuk e kuptonte se pse cmimet ishin aq të larta dhe i akuzoi ata se po përfitojnë nga......