Bota Postuar më 5 Korrik 2022, 10:02

Nafta tregtohet pranë 113 dollarë për fuçi - Çmimet mbështeten nga protesta e punonjësve të naftës në Norvegji

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet pranë 113 dollarë për fuçi - Çmimet

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë u rrit ndjeshëm për shkak se greva e punonjësve të naftës dhe gazit në Norvegji pritet të çrregullojë më tej furnizimin e tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 113 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 109 dollarë për fuçi.

Në sesionin e kaluar, ndërkohë, të dy bençmarkët u rritën me rreth 2.4%. Ditën e sotme, punonjësit e naftës dhe gazit në Norvegji do të fillojnë një grevë, që pritet të reduktojë prodhimin, njoftoi unioni që kryeson aksionin.

Greva pritet të reduktojë prodhimin e naftës me rreth 89 mijë fuçi në ditë ditën e sotme dhe me 130 mijë fuçi të mërkurën, e barabartë me rreth 6.5% të prodhimit ditor të Norvegjisë.

Në këtë mënyrë, furnizimi i tregut vijon të tkurret edhe më tej, në një kohë që Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj naftës ruse, ndërsa në Libi dhe Ekuador prodhimi ka rënë ndjeshëm për shkak të protestave.

Megjithatë, ngadalësimi i kërkesës vijon të jetë shqetësimi kryesor i investitorëve, për shkak të shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qëndrore më të mëdha në botë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat