Blegtoria po ‘shuhet’ me ritme të shpejta në Shqipëri! - Analiza e shifrave/ Në 5 vitet e fundit shqiptarët po orientohen drejt pulave e bletëve

Blegtoria ka qenë dikur aktiviteti kryesor ekonomik i Shqipërisë por tashmë duket se po shkon drejt ‘shuarjes’ me ritme shumë të shpejta. Në 5 vitet e fundit, numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm, ashtu sikurse dhe prodhimi i mishit dhe qumështit.
Mbarështimi i bagëtive është një aktivitet që po pakësohet me ritme të shpejta në Shqipëri. Nëse analizojmë shifrat e INSTAT, rezulton se në 5 vitet e fundit ka një rënie të fortë të numrit të krerëve që mbarështohen në vend.
Më konkretisht, në 5 vite numri i gjedhëve është pakësuar me 139 mijë krerë brenda 5 vitesh. Mesatarisht, çdo vit pakësimi është me rreth 30 mijë krerë.
E njëjta tendencë konstatohet edhe më lopët, numri i të cilave ka rënë me 72 mijë krerë në 5 vitet e fundit. Mesatarisht, pakësimi është me rreth 14.4 mijë krerë në vit.
Sa i përket bagëtive të imta, në 5 vite numri i tyre ka një rritje modeste me rreth 28 mijë më shumë. Në këtë mënyrë, Shqipëria po prodhon edhe më pak mish, ku në 5 vite prodhimi është pakësuar me 13 mijë tonë dhe i qumështit me 143 mijë tonë më pak.
Sa i përket mbarështimit të shpendëve, në vend ka një rritje me 73 mijë krerë më shumë ndërsa sa i përket mbarështimit të bletëve, numri i koshereve po qëndron në ritme të njëjta.
Një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në ndryshimin e tendencës së blegtorisë është edhe mungesa e fuqisë punëtorë si rrjedhojë e emigracionit të të rinjve.
Ndryshe ndodh me bujqësinë që në vitet e fundit ka njohur ritme të mira zhvillimi.
SCAN
Sondazh

Energjia e erës, 'riaktivizohet' projekti i vitit 2007 - Centrali 150 MW në Bilisht/ Pas 15 vitesh, ERE transferon licencën te kompania “SOT-AL”
I miratuar që prej vitit 2007, projekti KAPPET që parashikon ndërtimin e një parku të madh të prodhimit të energjisë nga era, duket se është rikthyer sërish në......

“SHELL zbulon sasi të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri” - RAMA: Ndryshon të ardhmen e vendit, rajonit dhe Europës
Kompania britanike SHELL ka zbuluar në Shqipëri një sasi të madhe nafte dhe gazi, që mund të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Europës. Lajmin e ka bërë të......

Ekonomia kineze sapo përjetoi muajin e saj më të mirë që nga shkurti!
Industritë e mëdha të prodhimit dhe shërbimeve të Kinës sapo panë muajin e tyre të parë me rritje që nga shkurti, sipas sondazheve të publikuara të enjten,......

Një tjetër zhvillues i madh kinez sapo dështoi në borxhin e tij – Një goditje e re në sektorin e dëmtuar të pasurive të paluajtshme në ekonominë e dytë më të madhe në botë!
Një tjetër zhvillues i madh kinez ka dështuar në borxhin e tij, duke i dhënë një goditje të re sektorit të dëmtuar të pasurive të paluajtshme në ekonominë e......

'Europa me një tjetër problem': Punëtorët e naftës dhe gazit, në grevë. Pritet ulje e prodhimit!
Kriza e gazit natyror në Evropë mund të thellohet pasi punëtorët në Norvegji, prodhuesi më i madh i karburantit në kontinent, kanë hyrë në grevë, tha për......

Këto ekonomi të mëdha po shkojnë drejt recesionit në 12 muajt e ardhshëm!
Shumë nga ekonomitë kryesore të botës do të bien në një recesion brenda 12 muajve të ardhshëm pasi bankat qendrore do të lëvizin për të shtrënguar në mënyrë......

Nafta tregtohet pranë 113 dollarë për fuçi - Çmimet mbështeten nga protesta e punonjësve të naftës në Norvegji
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë u rrit ndjeshëm për shkak se greva e punonjësve të naftës dhe gazit në Norvegji......

Dollari australian mbështetet nga rritja e interesave - Euro tregtohet e qëndrueshme pranë 1.0430 dollarë, pritet vendimi i BQE
Dollari australian ka qënë një ndër monedhat që është forcuar më shumë gjatë sesionit aziatik, pasi banka qëndrore rriti normën bazë të interesit me gjysëm......