Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2022, 15:14

ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve - Alibeaj: Inspektoriati të veprojë. Bushka: Nuk është SPAK, ka detyra të qarta!

Nga SCAN TV
ILDKPKI të hetojë pasuritë e zyrtarëve jashtë kufijve -

Opozita ka kërkuar këtë të martë hetimin e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e lartë pranë ILDKPKI. Kërkesa është bërë Gjatë votimit të projektrezolutës për Inpektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, në Kuvend. Por deputetët e mazhorancës thanë se ILDKPKI ka detyra më se të qarta dhe se ajo nuk mund të marrë kompetencat e SPAK.

Aktualisht, pasuritë e vëna jashtë kufijve nuk hetohen, me përjashtim të rasteve kur ndaj zyrtarit është çelur hetim penal.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të martën mes polemikash vetëm me votat e mazhorancës projektrezolutën për ILDKPKI. Partia Demokratike kërkoi që në draft të përcaktohej qartë që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive duhet të vihet në veprim për rastet e zyrtarëve të publikuara nëpër media, por cc’është më e rëndësishmja, të hetojë deklatat e pasurive të vëna jashtë Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demikratike Enkelekjd Alibeaj tha se aktualisht ligji mundëson hetimin e këtyre pasurive vetëm në rast se bëhen subjekt i një procedimi penal.

Ndërkohë që nuk kanë qenë të këtij mendimi deputetët e mazhorancës, të cilët argumentuar se detyrat e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive janë mëse të qarta, dhe se institucioni as nuk është intimiduar por as mund të marr përsipër kompetenca që i ka vetëm SPAK.

Gjatë periudhës 2014 – 2021, ILDKPKI ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, 518 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Drejtorë Drejtorie etj., thekson në raport ILDKPKI.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=W4CiUZm2a2s

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat